
ELBASAN- Kryeministri Edi Rama u shfaq këtë të shtunë në Elbasan në një vizitë blic, për inspektimin e kantierit të Motoparkut që po ndërtohet në dalje të qytetit. Projekti pritet që të mbarojë në 2026 ose 2027, ndaj edhe kreu i qeverisë ka vizituar vetë sot kantierin e automotoparkut. Gjatë fjalës së tij, Rama këshilloi kryebashkiakun e Elbasanit, Gledian Llatja ku për t'u kujdesur edhe për peisazhin që do të hasnin të gjithë ata që do vijnë në Shqipëri për të ndjekur garat e Formula 1.

“Duhet parë edhe nga pamja e peisazhit sepse është një promovim shumë i madh për Shqipërinë. Duhet bërë paralelisht një projekt edhe për të gjithë pjesën rreth e rrotull, pasi janë shumë të rëndësishme për imazhin. Edhe për shtëpitë rreth e rrotull, peisazhin, për mbjellje pemësh, për të krijuar një pamje që të jetë e gjitha një pamje e një vendi tërheqës. Ajo sjell 50 mijë deri në 100 mijë njerëz që e ndjekin si spektatorë, duhet pasur parasysh që të gjitha segmentet nga vihet të jenë me standarde estetike shumë të larta. Ky është një projekt i klasit botëror, në të gjithë kuptimin. Gjithë kjo pjesa do mbushur me ullinj. Kartolinë. Shqipëria 2023. Paraprakisht do të bëjmë edhe gara të tjera, Formula 2 a çfarë janë këto paralelet. Pastaj 2027-2028 duhet të jetë momenti. Është fantastike, unike, si në Toskanë. Duhet të ecim shumë fortë që në vitin 2026 të mbarojë ky projekt,”-tha Rama.
MOMENTI ME VIDEO: