Politikë

Rezoluta e PS/ SHBA: Mbështesim sundimin e ligjit dhe antikorrupsionit

Ambasada e SHBA ka mbështetur propozimin e Partisë Socialiste për një rezolutë antikorrupsion. 

f.t
Rezoluta e PS/ SHBA: Mbështesim sundimin e ligjit dhe antikorrupsionit
foto ilustruese

TIRANË-Ambasada e SHBA ka mbështetur propozimin e Partisë Socialiste për një rezolutë antikorrupsion. Ambasada e ka cilësuar propozimin si premtues si dhe nxit pjesëmarrjen e shqiptarëve që synojnë të përmirësojnë të ardhmen e vendit.

Ambasada e SHBA: Propozimi për të çuar përpara përpjekjet e Shqipërisë që lidhen me qeverisjen e mirë, sundimin e ligjit, dhe anti-korrupsionin është premtues. Si partnerë në mbështetje të Shqipërisë prej kohësh, Shtetet e Bashkuara përgëzojnë përpjekjet që bazohen në suksesin e reformave të mëparshme ndërkohë që bëjnë bashkë grupe politike, shoqërinë civile, biznesin dhe të tjerë për të çuar përpara reformat kritike që janë të nevojshme për rrugën e Shqipërisë drejt anëtarësimit në BE dhe bashkësinë euro-atlantike. Nxisim pjesëmarrjen e të gjithë shqiptarëve që synojnë të përmirësojnë të ardhmen e Shqipërisë dhe presim me kënaqësi të shohim rezultatet e dala nga një proces transparent dhe bashkëpunues.

Partia Socialiste, e drejtuar nga Kryeministri Edi Rama, ka dalë një ditë më parë me prezantimin e një draft-rezolute, e cila synon ‘’thellimin e reformave për mirëqeverisjen, sundimin e ligjit dhe luftën kundër korrupsionit për Shqipërinë 2030 në Bashkimin Europian’’. Gjatë fjalës së tij në mbledhje, kreu i qeverisë, Edi Rama kërkoi dhe bashkëpunimin e opozitës për funksionimin e Komisionit të Posaçëm. Sipas tij, palët duhet të bashkëpunojnë dhe ta lënë “baltën” jashtë.

Drafti propozon ngritjen e një Komisionin të Posaçëm Parlamentar, i cili do të adresojë ndërmarrjen e reformave që synojnë mirëqeverisjen, sundimin e ligjit dhe anti-korrupsionin për Shqipërinë 2030 në Bashkimin Europian. Kështu do të rritet dhe llogaridhënia e institucioneve përballë Kuvendit të Shqipërisë./ZËRI

Poll

MOS HUMB