Politikë

Komisioni Hetimor për TIMS, miratohet plani i propozuar nga ekspertja e PS

E gjithë përplasja nisi pasi zv.kryetari i Komisionit, Toni Gogu kërkoi që në seancën e sotme të flasin ekspertët për të parashtruar përgjigjet që kanë marrë nga institucionet lidhur me rrjedhjen e të dhënave të TIMS.

k.m.
Komisioni Hetimor për TIMS, miratohet plani i propozuar nga ekspertja e PS
Ervin Salianji

TIRANË- Miratohet plani i Komisionit Hetimor të rrjedhjes së të dhënave të sistemit TIMS. Edhe pse nuk kanë munguar debatet, sërish maxhoranca ia doli që të kalonte planin hetimor të hartuar prej ekspertes së tyre, Vjosa Bodo. Në planin e miratuar, kryeministri Edi Rama nuk është parashikuar në listën e dëshmitarëve ashtu siç ka kërkuar më herët opozita, por megjithatë ka mundësi për ndryshim. Por nga dëshmia në Komision do të mungojë edhe ish-ministri i Brendshëm, Bledi Çuçi. Kjo pasi Komisioni Hetimor e ka të drejtën që të thërrasë edhe dëshmitarë të tjerë, nëse do të lindë nevoja gjatë diskutimeve.

Por kur fjalën e morën ekspertët ata kanë kërkuar kohë për të dalë me një plan të unifikuar hetimi, por kërkesa e tyre është kundërshtuar nga kreu i Komisionit, Ervin Salianji, i cili që kujtoi se ekspertët kanë pasur një javë kohë për planin. Pavarësisht kundërshtimeve, u miratuan për të dëshmuar emrat e disa zyrtarëve dhe ish-zyrtarëve. Ata të cilët do të thërriten nga Komisioni Hetimor për tu pyetur janë, ministri i Brendshëm, Taulant Balla, drejtori i Policisë Muhamet Rrumbullaku, Florian Sulejmani, ish-drejtori i AMP Ardi Veliu, Saimir Boshnjaku, Zef Laska,Neritan Nallbati, Dorjan Tola, Ervina Gjana, Besjon Tanuzi, Enri Ndoni, Ardit Muça, Besnik Dervishi.

Lista e plotë:

Taulant Balla, ministër i Brendshëm,

Muhamet Rrumbullaku, drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit

Florjan Sulejmani, drejtor i Përgjithshëm i Agjencisë së Mbikëqyrjes Policore

Ardi Veliu, ish-drejtor i Përgjithshëm i Agjencisë së Mbikëqyrjes Policore

Saimir Boshnjaku, drejtor i departamentit për Kufirin dhe Migracionin

Zef Laska, drejtor i burimeve njerëzore në Policinë e Shtetit

Neritan Nallbati, drejtor i departamentit të policisë kriminale

Dorjan Tola, ish-drejtor i AKSIK (Autoriteti Kombëtar për Sigurinë e Informacionit të Klasifikuar)

Ervin Muça, ish-drejtor i departamentit të IT në Policinë e Shtetit

Ervina Gjana

Besjon Donuzi

Enri Ndoni

Ardit Muça

Besnik Dervishi, drejtor i përgjithshëm i doganave

Autoriteti Kombëtar i Ushqimit

Inspektoriati Shtetëror Shëndetësor

Agjencia e Inteligjencës dhe Sigurisë së Mbrojtjes

Drejtori i Përgjithshëm i Parandalimit të Pastrimit të Parave

Ç'ka ndodhur me sistemin TIMS?

Sulmi i ndodhur në 2022 ndaj sistemit TIMS është marrë përsipër nga një grup i identifikuar si Homeland Justice, i cili, sipas qeverisë shqiptare është i financuar nga Irani. Pikërisht për këto sulme, jo vetëm ndaj TIMS por edhe institucioneve të tjera, kryeministri Edi Rama deklaroi ndërprerjen e marrëdhëneve me Republikën Islamike të Iranit. Pas sulmeve kompania Microsoft që mori pjesë në hetimin e ngjarjes tha se të gjitha zbulimet e saj ishin të lidhura me Iranin./ZËRI

Poll

MOS HUMB