Politikë

Reklamimi i IQOS dhe SNUS, Braçe thirrje autoriteteve: Ndërhyni! Po u jepen të miturve...zbatoni ligjin!

Erion Braçe kërkon kontroll mbi cigaret elektronike, pasi sipas tij po tregtohen masivisht dhe po u reklamohen edhe të miturve. 

k.m.
Reklamimi i IQOS dhe SNUS, Braçe thirrje autoriteteve: Ndërhyni! Po
Erion Braçe

TIRANË- Deputeti i Partisë Socialiste, Erion Braçe ka risjellë në vëmendje reklamimin e cigareve elektronike "Iqos" dhe "Snus". Në një video të publikuar në rrjetet e tij sociale, Braçe tregon se reklama për këto produkte janë në të gjithë mediat online dhe jo vetëm, ndaj kërkon ndërhyrjen e autoriteteve përkatëse. I shoqëruar nga kolegia e tij, Etilda Gjonaj, Braçe kërkon kontroll mbi cigaret elektronike, pasi sipas tij po tregtohen masivisht dhe po u reklamohen edhe të miturve. 

BISEDA NË VIDEO: 

Braçe: Shihni pak këtu është reklama e IQOS vazhdon të jetë prezent në të gjitha mediat online. Madje është një reklamë e ligë. Ky produkt nuk është i padëmshëm dhe përmban nikotinë. Në fakt reklama duhet të ishte ky produkt është i dëmshëm sepse përmban nikotinë. Këtu kemi edhe faqen në TikTok të "Snus" që promovon për të miturit dhe të rinjtë duhanin e përtypshëm që është i ndaluar me ligj. Ligji nuk po zbatohet. Kur e miratuam këtë ligj e kishim parasysh edhe këtë fakt. Tani po bëjmë apel.

Gjonaj: Nuk është çështja të bëjmë ligje të mira. Institucionet duhet që të bëjnë kontrolle dhe të marrin masa për produktet që janë të ndaluara. Inspektoriati Shëndetësor të monitorojë të gjitha pikat tregtare. Sot, BE ka hedhur një tezë dhe ide për të ndaluar pirjen e duhanit edhe në ambiente publike. Ne jemi vonë dhe mbrapa me këtë ligj që kemi në fuqi.

Braçe: Kthehuni në punë për të garantuar zbatimin e ligjit. Kuvendi duhet të kthehet në një hapësirë duhan-free. Lutja i shkon kryetares së Kuvendit.

POSTIMI I PLOTË: 

 
 
 
 
 
Vieë this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by Erion Braçe (@erionbrace)

Jane femijet! Cu duhen parate para femijeve?! Drejtore, inspektore-behet fjale per femijet; kthehuni te beni punen per femijet! Nje muaj me pare hyne ne fuqi ndryshimet ligjore ne ligjin per duhanin e produktet e tij-perfshire cigaret elektronike; nje muaj qe me pas po ndodh qe: kompanite e distribucionit nuk po zbatojne ligjin, kompanite e tregetimit me shumice e pakice nuk po zbatojne ligjin, kompanite mediatike, media online ne teresi nuk po zbatojne ligjin, drejtoria e tatimeve nuk po zbaton ligjin, drejtoria e doganave nuk po zbaton ligjin, inspektoriati qendror, inspektoriati i shendetesise nuk po zbatojne ligjin, ama nuk po zbaton ligjin! Nuk jane ne pune, fizikisht mbase jane por pune ne zbatim te ligjit nuk po bejne! Snus-duhani oral-i ndaluar nga ligji, po tregtohet masivisht; cigaret elektronike-te ndaluara nga ligji per femijet, po tregtohen masivisht; duhani tradicional dhe cigaret elektronike, tregtohen hapur ne supermarkete e kudo, pa asnje tabele paralajmeruese qe lajmeron ndalimet per femijet; reklama e cigareve elekteonike-e ndaluar totalisht nga ligji, eshte kudo dhe masive; kjo eshte gjendja e te gjithe jane pergjegjes! Ndaj nje thirrje kemi: kthehuni ne pune e zbatoni ndalimet e ligjit, tani! Behet fjale per shendetin e femijeve, edhe femijeve tuaj!/ZËRI

Poll

MOS HUMB