Politikë

Reforma Zgjedhore/ Reagon OSBE: Zgjedhjet 2025 janë afër ka shumë për të bërë

Me anë të një postimi në platformën X, OSBE theksoi se palët duhet që të bëhen bashkë për tu fokusuar te reformat e nevojshme.

f.t
Reforma Zgjedhore/ Reagon OSBE: Zgjedhjet 2025 janë afër ka shumë
foto ilustruese

TIRANË- Pas letrës nga dy bashkëkryetarët e komisionit Damian Gjiknuri dhe Enkelejd Alibeaj për reformën zgjedhore një reagim i menjëhershëm ka ardhur nga OSBE. Gjiknuri dhe Alibeaj kërkuan që t’u atashojnë ekspertët e tyre pranë komisioni.

Me anë të një postimi në platformën X, OSBE theksoi se palët duhet që të bëhen bashkë për tu fokusuar te reformat e nevojshme. OSBE ka bërë thirrje për një parlament plotësisht funksional si dhe shprehu gadishmërinë për të ndihmur pasi zgjedhjet 2025 vijnë shpejt ndërsa ka shumë për tu bërë.

“I uroj suksese Kuvendit shqiptar në fillim të seancës së re. Të etur për ta parë parlamentin si platformë për debatin politik plotësisht funksional dhe duke u fokusuar në reformat e nevojshme, duke filluar nga ajo zgjedhore, në interes të qytetarëve. Koha deri në zgjedhjet 2025 e shkurtër dhe shumë për të bërë”-thuhet në reagimin e OSBE.

Poll

MOS HUMB