Politikë

Rama takim me ministrat! Kreu i qeverisë mbledh Lamallarin dhe Gogun në "Vilën 30", zbulohen diskutimet (VIDEO)

Mësohet se takimi ka nisur në orën 09:00 dhe ka përfunduar rreth orës 10:30. Më pas, në rezidencë ka mbërritur edhe ministri i Drejtësisë, Toni Gogu.

zh.ll
Rama takim me ministrat! Kreu i qeverisë mbledh Lamallarin dhe Gogun
pamje nga takimi ne vilen 30

TIRANË- Kryeministri Edi Rama zhvilloi këtë të martë takime të njëpasnjëshme në 'Vilën 30'. Takimet nisën fillimisht me ministrin e Brendshëm, Besfort Lamallari, i cili ishte i shoqëruar nga zëvendësministrat e Brendshëm dhe anëtarë të kabinetit të tij. Mësohet se takimi ka nisur në orën 09:00 dhe ka përfunduar rreth orës 10:30.

Më pas, në rezidencë ka mbërritur edhe ministri i Drejtësisë, Toni Gogu. Më këtë të fundit, mësohet se janë diskutuar çështjet prioritare ligjore, përfshirë ndryshimet e Kodit Penal dhe Kodit të Procedurës Penale.

Sipas burimeve, të pranishëm në takim ishin zv.ministrat e Brendshëm, Silva Caka, Xhemal Qefalia dhe Anisa Ruseti, si dhe ministri për Pushtetin Vendor, Ervin Demo.

Gjithashtu, përveç ministrave, mësohet se kryeministri Rama ka takuar edhe drejtoriin e komanduar të Policisë së Shtetit, Sokol Bizhga, dhe atë të “Illyrian Guard”, Florenc Spaho.

Burime bëjnë me dije se ky takim kishte në fokus punën e bërë të çdo sektori dhe fokuset për çështje të ardhshme. Mësohet pas Ministrisë së Brendshme, raportoi edhe Ministria e Drejtësisë.

Diskutimet u përqendruan te ecuria e procesit të adresave, hartimi i një ligji të ri për IKMT, si dhe një qasje e re për rolin e prefektëve, e cila synon rritjen e përgjegjësive dhe fuqizimin e tyre në nivel territorial.

Bëhet me dije se Rama ka zgjedhur të mbledhë çdo javë një nga një ministrat. Sipas burimeve, ndonëse u zhvilluan në të njëjtën kohë, takimi me ministrat nuk ka pasur lidhjeme zgjedhjen e kreut të Policisë së Shtetit, proces i cili po zhvillohet këtë të martë.

Ndërsa vlen të theksohet se takimi i sotëm me ministrat, vjen pak ditë pas Asamblesë së Përgjithshme të Partisë Socialiste, ku u bënë ndryshime të rëndësishme në drejtimin politik të qarqeve./ZËRI

Poll

MOS HUMB