TIRANË- Në prezantimin e Ministres së Shëndetësisë Evis Sala, Rama është ndalur edhe tek QSUT-ja, duke theksuar se kjo qendër spitalore do duhet të jetë mes 500 spitaleve më të mira të botës. Përballë mjekëve dhe sfatit spitalor kryeminsitri tha se nuk qëndron problemi tek profesionalizmin, por te integriteti i të gjithë trupës për të pasur sukses.
"Nuk duhet të vendosim asnjë limit në ambicie, ta shohim si të natyrshme të tërheqim jo vetëm mjekë shqiptarë që janë jashtë, por edhe mjekë të huaj për të punuar bashkë me ju. Jemi në momentin e duhur për të rienergjizuar të gjithë së bashku veten dhe për ta parë çdo gjë si fillim të ri. Kjo infrastrukturë që nuk ka çfarë ti ketë zili fare as spitaleve më në zë, është për momentin mure, pajisje, dhe hapësira. Sdfia është që edhe shërbimi brenda të jetë në të njëjtin nivel. Nuk mund të pretendojmë të hyjmë në 100 spitalet më të mira të botës, për 1001 arsye. S’kemi pse QSUT të mos e kemi në 500 spitalet më të mira të botës, s’ka asnjë arsye pse jo. Problem nuk është profesionalizmi, por integriteti i të gjithë trupës, dhe kapaciteti i trupës për të prodhuar sukses. Është gjithçka tjetër nga sa bën secili individualisht," tha Rama./ZËRI