ESTONI- Pas lajmit se tre avionë rusë cënuan hapësorën ajore të Estoninë, kanë reaguar menjëherë liderat botëtorë, evropiane por edhe liderat shqiptarë.
Presidenti i SHBA-së e Donald Trump e komentoi incidentin gjatë një konference për shtyp në Shtëpinë e Bardhë dhe tha se ky sulm mund të shkaktojë probleme të mëdha.
“Epo, nuk më pëlqen. Nuk më pëlqen kur kjo ndodh. Mund të jetë një problem i madh.”, tha ndër të tjera Trump.
Reagim të menjëhershëm pati edhe Presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, e cila dje prezantoi dhe sanksionet e reja për Rusinë tha gjithashtu: “Ne do t'i përgjigjemi çdo sfide me vendosmëri, ndërsa investojmë në një krah lindor më të fortë.”
Ndërsa Presidenti i Këshillit Evropian, Antonio Casa u shpreh se lëvizja e Rusisë është “provokim i papranueshëm”, duke lajmëruar kështu se udhëheqësit e Bashkimit Evropian do të diskutojnë "përgjigjen e tyre kolektive" ndaj shkeljeve të hapësirës ajrore evropiane nga Rusia në Samitin e ardhshëm të Kopenhagenit më 1 tetor.
"Shkelja e sotme e hapësirës ajrore estoneze nga tre avionë luftarakë rusë është një tjetër provokim i papranueshëm. Kjo nënvizon edhe një herë nevojën urgjente për të forcuar krahun tonë lindor, për të thelluar bashkëpunimin evropian të mbrojtjes dhe për të intensifikuar presionin ndaj Rusisë," tha Costa në një postim në Platformën X.
Por reagime ka pasur edhe nga politikanët shqiptarë, përfshirë Kryeministrin e Kosovës Albin Kurtin dhe Ministren e Jashtme Elisa Spiropali.
Kryeministri në detyrë i Kosovës e ka quajtur shumë shqetësues lajmin për shkeljen e hapësirës ajrore estoneze nga Rusia. Kurti, nëpërmjet rrjetit social X tha se Kosova solidarizohet me Estoninë gjatë kësaj kohe.
"Lajmi i sotëm për shkeljen e hapësirës ajrore estoneze nga Rusia është shumë shqetësues. Kosova solidarizohet me Estoninë gjatë kësaj kohe", shkroi Kurti.
Ndërsa e sapoemëruar në detyrë si ministre për Punët e Jashtme, Spiropali ka reaguar në rrjetet sociale duke shprehur shqetësimin për këtë akt, ndërsa solidarizohet me Estoninë.
“Thellësisht të shqetësuar për shkeljen e hapësirës ajrore të Estonisë nga tre avionë luftarakë rusë Mig-31. Ne qëndrojmë në solidaritet të plotë me aleatin tonë, Estoninë. NATO mbetet e bashkuar kundër provokimeve të Rusisë”, shkruan në postim.
Ministria e Jashtme e Estonisë e dënon dënuan ashpër incidentin, duke e quajtur atë një shkelje "të paparë brutale" të sovranitetit, ndërkohë që Rusia ka mohuar që avionët e saj po kryenin sulme të qiellin estonez. /ZËRI