Politikë

Rama paralajmëron ndëshkime, socialistët mbërrijnë në Asamble. Ruçi vetëm, Gjiknuri dhe Bushati bashkë

Mbledhja e sotme do të mbahet me dyer të mbyllura

E.K
Rama paralajmëron ndëshkime, socialistët mbërrijnë
Gramoz Ruci, Damian Gjiknuri dhe Ditmir Bushati

TIRANË- Kanë dalë pamjet e mbërritjes së socialistëve në ambientet e një resorti privat në periferi të Tiranës, ku do të mbahet sot mbledhja e Asamblesë Kombëtare. Siç shihet dhe nga pamjet, e mbërritjes së disa prej përfaqësuesve të lartë socialistë, Gramoz Ruçi i është drejtuar mbledhjes i vetëm, ndërsa Ditmir Bushati dhe Damian Gjiknuri janë shfaqur së bashku.

Rama paralajmëron ndëshkime, socialistët mbërrijnë
Gramoz Ruci

Në asamblenë e sotme, nuk përjashtohet mundësia e përjashtimit nga asambleja të disa prej anëtarëve të saj. Bëhet fjalë për ata anëtarë të cilët kanë munguar në asambletë e shkuara si dhe në kongres.

Përfshi disa të tjerë të cilët nuk janë përfshirë në jetën e partisë në bazë dhe nuk janë përshirë në raportime të zonave të tyre të mbikëqyrjes. Kryeministri Edi Rama ka kërkuar që mbledhja, përfshirë dhe fjalimi i tij të jenë pa praninë e kamerave.

Rama paralajmëron ndëshkime, socialistët mbërrijnë
Damian Gjiknuri dhe Ditmir Bushati

Sa i takon mbledhjes me dyer të mbyllura, ajo është kërkuar nga vetë kryesocialisti, i cili ka kërkuar gjithashtu që të mos rrjedhin informacione në media, në lidhje me diskutimet që do të bëhen në mbledhjen e sotme.

Rama paralajmëron ndëshkime, socialistët mbërrijnë
Blendi Klosi

Kjo ështe hera e parë që socialistët mblidhen pas akuzave të forta që bëri Arben Ahmetaj dhe në drejtim të vetë kryeministrit Edi Rama, të cilin e akuzoi se e nxori në pritë, dhe e bëri kokë turku. Vetë Rama, por edhe socialistët e tjerë, kanë zgjedhur heshtjen si një përgjigje për akuzat e Ahmetajt, dikur një nga njerëzit më të besuar të kryeministrit.

Rama paralajmëron ndëshkime, socialistët mbërrijnë
Pandeli Majko dhe Blerina Gjylameti

/ZËRI

Poll

MOS HUMB