
TIRANË- 25-vjetori i çlirimit të Kosovës do të shoqërohet nga disa aktivitete që do i paraprijnë ditës së madhe të mbushur me aktivitete më 12 Qershor. Raportohet se më 10 Qershor, Kryeministri Edi Rama është i ftuar në një aktivitet me rastin e 25-vjetorit të çlirimit, por ende nuk dihet nëse shefi i ekzekutivit shqiptar do të udhëtojë drejt Prishtinës.
Aktiviteti organizohet nga fondacioni Ibrahim Rugova dhe Partia Lidhja Demokratike e Kosovës. Në draft program bien në sy personalitete të njohur si ish-kryeministri britanik Toni Blair, gjenerali Ëestli Klark, Massimo Dalema dhe ambasadori amerikan në Prishtine Jefri Hovenier. Sa i përket ftesës për Ramën, organizatorët shprehen, se ftesa Kryeministrit shiptar i ka shkuar. Por a do shkojë Rama? Mbetet për tu parë./ZËRI