Politikë

Murrizi bën denoncimin e fortë: Një zyrtar i lartë nën hetim. MESAZH prokurorit të SPAK: Kujdes se kam 1 milion miq

Murrizi pretendon se zyrtari i lartë i shtetit, i cili është nën hetim ka kërcënuar prokurorin e SPAK duke i thënë të ketë kujdes nga ai sepse ai ka 1 milion miq.

f.t
Murrizi bën denoncimin e fortë: Një zyrtar i lartë nën
Myslim Murrizi

TIRANË-Anëtari i Këshillit Kombëtar të PD-së, Myslim Murrizi ka denoncuar një kërcënim nga një zyrtar i lartë i shtetit, duke i dërguar mesazh një prokurori të SPAK. I ftuar në Çim Peka Live, Murrizi pretendon se zyrtari i lartë i shtetit, i cili është nën hetim ka kërcënuar prokurorin e SPAK duke i thënë të ketë kujdes nga ai sepse ai ka 1 milion miq.

Murrizi: Një nga këta jo bota e krimit por krimat e pushtetit, i thotë një prokurori kujdes me mua se unë kam 1 milion miq, ti s’ke asnjë mik. Një nga këta krimat që është nën hetim tani afër, i thotë një prokurori që ka menduar se e ka pasur si ogiç të vetin një nga këta të SPAK, kujdes i thotë se unë kam 1 milion miq. Këta janë shenjtanë, këta i quajnë militantët dhe patronazhsitët e partisë sikur i kanë dhe miq personal. Zyrtar jo i vogël. I ka çuar mesazh një prokurori të SPAK, kujdes se unë kam 1 milion miq ti nuk ke asnjë.

Poll

MOS HUMB