Politikë

Rama lajmëron hapjen e një aeroporti të ri në vend: Do të jetë sezonal

Më tej, kryeministri shtoi se aeroporti i Vlorës që do të hapet këtë vit do të menaxhohet nga ai i Mynihut. 

I.F
Rama lajmëron hapjen e një aeroporti të ri në vend: Do
Edi Rama

BERLIN- Kryeministri Edi Rama gjatë konferencës në Berlin, Gjermani tha se do të hapet një aeroport i ri sezonal në vendin tonë. Rama nënvizoi se aeroporti do të hapet përballë Korfuzit dhe do të jetë sezonal për shkak të fluksit. Më tej, kryeministri shtoi se aeroporti i Vlorës që do të hapet këtë vit do të menaxhohet nga ai i Mynihut. 

“Së shpejti do të çelim një aeroport të ri, që do të menaxhohet nga aeroporti i Mynihut. Besojmë se ka hapësirë për më shumë linja ajrore sepse aeroporti i kryeqytetit është ai që ka rritjen më të shpejtë në Evropë, por është i mbipopulluar. Imagjinoni 11 milionë udhëtarë me një vend me 2.5 milionë banorë, është një shifër e jashtëzakonshme. Aeroporti i ri që do të hapim këtë vit është më në jug dhe praktikisht iu përgjigjet nevojave të turistëve që shkojnë drejt detit Jon dhe pjesës së jugut të vendit tonë. Ka shumë për të parë. Edhe ku do të zhvillohen resortet më luksoze me 5 yje. Kemi një aeroport tjetër në veri, ai është më i vogël. Po planifikojmë hapjen e një aeroporti të 4 në vendin tonë, praktikisht përball Korfuzit. Sepse ka shumë mbingopje të aeroportit të Korfuzit. Ka një nevojë dhe kërkesë mjaft të madhe për të pasur një aeroport të vogël sezonal në skajin jugor”, tha Rama. /ZËRI

Poll

MOS HUMB