
TIRANË- Procesi i Primareve ka përfunduar! ZËRI ka bërë një listë me demokratët më të votuar, që mund të jenë pjesë e kandidatëve për deputetë. Disa prej tyre kanë marrë mijëra vota të demokratëve në qarkun ku ata janë zgjedhur si deputetë. Më i votuari në të gjithë vendin është deputeti Bledjon Nallbati, i cili ka marrë 1219 vota, i ndjekur nga Zija Ismaili më Berat me 1091.
Në Korçë, pas Nallbatit, më i votuari është Edmond Spaho me 691 vota. Më i votuari në Kukës është Shkëlzen Ibra, ndërsa në Lezhë 674 vota ka marrë ish-gjyqtari Gjin Gjoni. I pari i Durrësit ka dalë Igli Cara, i cili ka marrë 622 vota, ndërsa zonja më e votuar në qytetin bregdetar është Manjola Luku.
2 më të votuarit e Fierit janë Eduart Sharka me 795 vota dhe Luan Baçi me 677. Në Gjirokastër, më e votuara është Alma Buçi me 399 vota.
Në Dibër më e votuara është një zonjë, Denisa Vata me 362 persona që e kanë votuar. Shkodra ka zgjedhur Ramadan Likajn me 470 vota dhe Bardh Spahinë, me 386 vota.
Elbasani me 538 vota ka zgjedhur Dashnor Sulën; ndërsa Vlora deputeten Ina Zhupa me 641 vota
Tirana ka zgjedhur me 737 vota Klevis Balliun, Ilir Alimehmetin me 603 vota, Grigels Muçollari me 666 vota, ndërsa zonja më e votuar është Jorida Tabakun me 651 vota./ZËRI