Politikë

Të pakënaqur nga Primaret, Murrizi: Të ripërsëritet votimi në Vorë e Paskuqan. Kalaja: Fitorja u takon tradhtarëve!

Murrizi, kërkon që Primaret të përsëriten në degët e Vorës dhe Paskuqanit. Kjo për shkak se sipas tij, në këto qendra votimi ka pasur parregullsi. 

k.m.
Të pakënaqur nga Primaret, Murrizi: Të ripërsëritet
Myslim Murrizi dhe Adriana Kalaja

TIRANË- Ish-deputeti i PD, Myslim Murrizi nëpërmjet një reagimi në rrjetet sociale ka shprehur dyshime tek rezultati i Primareve në Tiranë, duke vendosur theksi se rezultati po vononte. Po ashtu, në reagimin e tij, Murrizi, kërkon që Primaret të përsëriten në degët e Vorës dhe Paskuqanit. Kjo për shkak se sipas tij, në këto qendra votimi ka pasur parregullsi. 

“Të nderuar drejtues të PD dhe të komisionit zgjedhor të primareve të Qarkut Tiranë. Nuk besoj që ka ndonjë nga 82 kandidatët që nuk e di se sa vota ka marrë. UNE KAM MARR 400 VOTA PA U HAPUR EDHE DY KUTI AJO E VORËS DHE E PASKUQANIT. Prandaj boll e mbllaçitët si karamele në gojë shpalljen e rezultatit të Qarkut Tiranë se çdo vonesë shton dyshimet për proces jo të rregullt. Për 2 Degët Vorë dhe Paskuqan duhet t’i kishit hapur kutitë në prezencë te numëruesve dhe vëzhguesve e jo të dërgoni minj administrate që kanë 25 vjet që lëpijnë këpucët e kujtdo padrinoje në seli të PD e të dërdëllisni për parregullsi. Merrni vendim që në Vorë dhe Paskuqan të përsëriten zgjedhjet të shtunën tjetër e mos i ofendoni Demokratët e këtyre dy Bashkive se nuk jua kanë borxh. KJO ËSHTË “STËRVITJE”, NDESHJA ËSHTË MË 11 MAJ. Ndaj mos u “lodhni” shumë në “stërvitje” se nuk do kemi takat për ndeshjen. RESPEKTE E MIRËNJOHJE PËR 400 DEMOKRATËT QË MË VOTUAN E BESUAN SI KANDIDAT I TYRE NË BETEJËN ME RREGJIMIN,”- ka shkruar Murrizi.

Nga ana tjetër, edhe Adriana Kalaja, e cila kandidoi në primare në qarkun e Tiranës duket se ka pakënaqësitë e saj. Në një postim në Facebook, Kalaja ka zgjedhur që të ironizojë. 

“Fitorja u takon tradhtarëve,”-shkruan ajo. Edhe pse në votime grumbulloi 153 vota nga 144 minimale për qarkun e Tiranës.

Të pakënaqur nga Primaret, Murrizi: Të ripërsëritet

Pjesë e Primareve u bë thuajse i gjithë grupi parlamentar i Partisë Demokratike, me përjashtim të 5 deputetëve që zgjodhën të mos merrnin pjesë. Po ashtu, nga procesi i primareve u përjashtuan 19 zyrtarë të lartë të Partisë Demokratike, përfshi edhe kryetarin e saj Sali Berisha. Edhe pse nuk janë pjesë e garës, në Vlorë, Durrës, Elbasan, Fier, Korçë dhe Tiranë, nga një vend në listën e sigurtë do të zënë edhe aleatët në koalicion me Partinë Demokratike./ZËRI

Poll

MOS HUMB