Kryeministri Edi Rama ka reaguar sërish në lidhje me dialogun ndërmjet Kosovës dhe Serbisë.
Rama shprehet se Shqipëria do mbështesë Kosovën. Ai shton se Shqipëria është krenare, për kontributin që ka dhënë në procesin e dialogut, deri në këto momente.
Kreu i qeverisë shqiptare nënvizon se Shqipëria mbështet draftin e propozuar nga BE për dialogun, i cili është pranuar nga Kosova dhe Serbia. Rama shton se do të shkojë në Prishtinë, për të dëshmuar mbështetjen e Tiranës në këtë proces, mjaft të rëndësishëm për rajonin.
I couldn't be prouder of Albania's firm and concrete contribution to the ongoing difficult process of normalizing relations between Kosovo????????& ????????Serbia. However, the ASMM draft statute accepted by Kosovo and Serbia as a suitable working document is an ????????EU draft.
— Edi Rama (@ediramaal) November 2, 2023
????????Albania will…
“Nuk mund të jem më krenar për kontributin e vendosur dhe konkret të Shqipërisë në procesin e vështirë të normalizimit të marrëdhënieve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë. Megjithatë, draft-statuti i ASMM-së i pranuar nga Kosova dhe Serbia si dokument i përshtatshëm pune është draft i BE-së.
Shqipëria do të mbështesë fuqishëm Kosovën në zbatimin e Marrëveshjes Themelore dhe do të vazhdojë të luajë rolin e saj në promovimin e paqes, stabilitetit dhe bashkëpunimit rajonal ndërmjet të gjitha vendeve të fqinjësisë sonë. Së shpejti do të shkoj në Prishtinë për të treguar personalisht mbështetjen time”, shkruan Rama./Zëri.ai/