Politikë

‘Karma është gjithandej’, Salianji ndez flakadanin ngjyrë mavi, Braçe: U çmend Berisha

Një tjetër moment pikant nga seanca e sotme në Kuvend

E.K
‘Karma është gjithandej’, Salianji ndez flakadanin
Berisha dhe Salianji

TIRANË- Edhe pse seanca e sotme në Kuvend zgjati vetëm 30 minuta, momentet pikante kanë qenë të shumta, me deputetët e opozitës që tentuan të bllokonin parlamentin, dhe madje ndezën në sallë edhe flakadanë. Një video pikante është publikuar nga socialisti Erion Braçe, i cili thotë se në mmentin që Ervin Salianji ndezi një flakadan në ngjyrën mavi, skena nuk është pritur mirë nga Berisha, i ulur në rreshtat e dytë të Kuvendit.

Postimi i Braçes:

KARMA ESHTE GJITHMONE, GJITHANDEJ! PASI PROVOJ TE NDIZTE TRE E SU NDEZ ASNJE, E PARA DHE E DYTA PAS TYRE I DOLI MAAAAVIIIII!

Shiheni si mjeshtri cmendet me logjistiken ne rresht te pare; i iku fytyra kur pa qe FLAKADANI DOLI MAAAVIIIII! Si ecen asgje; cdo gje i shkon per dreq!


Në seancën e sotme në Kuvend ka pasur tensione të forta mes deputetëve të PD-së dhe atyre të PS-së, ndërkohë që nuk kanë munguar as përplasjet fizike, por edhe tymueset që u lëshuan në sallë nga deputeti Ervin Salianji. Deputetët e PD iu morën karriget deputetëve socialist, një pjesë e mirë e të cilëve qëndruan në këmbë gjatë seancës së shkurtër. Pavarësisht kësaj, drejtuesja e seancës Lindita Nikolla ka kaluar në votim një sërë ligjesh dhe nismash, që janë miratuar vetëm me votat e mazhorancës. Seanca u mbyll pas 30 minutash, ndërkohë që opozita paralajmëron përshkallëzimin e aksionit të saj, por pa specifikuar mënyrën se si kjo do të realizohet.

Poll

MOS HUMB