Politikë

Qytetari u vetëvra në dyert e SPAK, Sejko: Keqardhje, por kredinë s'e kishte paguar!

Në fund të fjalës guvernatori hoqi përgjegjësinë nga vetja, duke u shprehur se i duket pa lidhje që akuzohet dhe nuk është përgjegjës.

f.t
Qytetari u vetëvra në dyert e SPAK, Sejko: Keqardhje, por kredinë
Gent Sejko

TIRANË- Guvernatori i Bankës së Shqipërisë, Gent Sejko ka reagur për herë të parë nga Kuveni mbi vetëvrasjen e Pal Trashajt. Sejko deklaroi se ndjeu dhimje për ngjarjen dhe shprehu ngushëllime për familjen. Gjatë fjalës së tij ai tregoi situatën ku ndodhej i ndjeri duke sqaruar se nuk kishte paguar kredinë. Në fund të fjalës guvernatori hoqi përgjegjësinë nga vetja, duke u shprehur se i duket pa lidhje që akuzohet dhe nuk është përgjegjës.

Sejko: Është një manipulim nuk janë 100 mijë shqiptar. Ne patjetër jemi interesuar lidhur me kredinë e të ndjerit, kemi ndjerë një dhimbje të madhe jo vetëm unë kushdo këtu. I shpreh ngushëllime edhe familjes. Unë kam patur vetë një humbje dhe kur politika e përdorte ndihesha keq. Kemi bërë verifikimin e rastit. Po ai ka marrë një kredi në NOA dhe ka patur vonesë në pagesa. Klienti ka premtuar herë pas here që do paguante por nuk e kishte bërë dhe NOA ka kërkuar të merren masa. Por ka patur penalitetet të mbledhura në 6 vite. Nuk i është marrë asnjë pasuri të ndjerit, ka patur vetëm sekuestro preventive nga Gjykata e Lezhës. Duhët të jemi të qartë kur shikojmë përgjegjësinë. Të akuzosh Gurvenatorin për një gjë të tillë më duket pa lidhje.

Pal Trashaj ndërroi jetë pak ditë më parë, pasi kishte pirë fostoksinë në hyrje të SPAK. Prej kohësh ai kërkonte një takim me kreun e SPAK Altin Dumani, për t’i shpjeguar atij, të gjithë zhvatjen që i ishte bërë nga kompania MCA, e cila merret me mbledhjen e kredive të këqija në vendin tonë. /ZËRI

Poll

MOS HUMB