
TIRANË- Qeveria ka ratifikuar këtë të mërkurë marrëveshjen me Moldavinë për bashkëpunim policor mes dy vendeve. Vendimi është marrë në mbledhjen e kësaj të mërkure në Këshillit të Ministrave. Vendimi hyn në fuqi 15 ditë pas botimit në Fletoren Zyrtare.
VENDIMI:
VENDIM PËR RATIFIKIMIN E MARRËVESHJES, NDËRMJET KËSHILLIT TË MINISTRAVE TË REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË DHE QEVERISË SË REPUBLIKËS SË MOLDAVISË, PËR BASHKËPUNIMIN POLICOR
Në mbështetje të neneve 78, 83 dhe 121, pika 1, të Kushtetutës, me propozimin e Këshillit të Ministrave, Kuvendi i Republikës së Shqipërisë.
V E N D O S I:
Neni 1
Ratifikimin e marrëveshjes, ndërmjet Këshillit të Ministrave të Republikës së Shqipërisë dhe qeverisë së Republikës së Moldavisë, për bashkëpunimin policor, sipas tekstit që i bashkëlidhet këtij ligji dhe është pjesë përbërëse e tij.
Neni 2
Ky ligj hyn në fuqi 15 ditë pas botimit në “Fletoren zyrtare”./ZËRI