
TIRANË- Sulmi ndaj avokatit Sokol Mëngjesi për Partinë Demokratike është një akt i porositur nga qeveria dhe nga kryeministri Edi Rama. Por përgjigje kanë marrë nga ministri i Brendshëm, Taulant Balla. Në një reagim zyrtar, Balla tha se deri më tani Policia e Shtetit kishte identifikuar një prej autorëve dhe po punonte për kapjen e tij, ndërsa nuk la pa komentuar edhe akuzat e PD dhe familjes Berisha. Ndër të tjera, Balla shkoi se e gjithë kjo situatë e krijuar po përdoret për t'u viktimizuar nga kryedemokrati Sali Berisha.
Reagim i ministrit të Brendshëm, Taulant Balla:
Lexoj që zotëria i penxheres së drejtësisë ka lëshuar zëdhënësat e gënjeshtrave të tij për të sulmuar kryeministrin si urdhëruesin e një sulmi kriminal ndaj njërit prej avokatëve të tij, zotit Sokol Mëngjesi. Ngjarja e ndodhur në mëngjes është në ndjekje nga Policia e Shtetit, e cila tanimë ka identifikuar njërin prej të tre autorëve dhe po punon për identifikimin e dy të tjerëve. Kam komunikuar edhe personalisht me kolegët e avokatit sapo kam marrë dijeni dhe i falenderoj për disponimin qytetar në funksion të sqarimit të ngjarjes. Kam komunikuar edhe me mjekun që po kujdeset për shëndetin e avokatit. Duke i uruar shërim të shpejtë zotit Sokol Mëngjesi, shpreh keqardhjen që nga kati i 8 hidhet edhe në këtë rast një kazan me helm për publikun, me qëllimi vetëviktimizimin politik të një të korruptuari madhor!/ZËRI