Politikë

Qeveria miraton vendimin, rikthehet policimi vullnetar

Policimi vullnetar synon të forcojë bashkëpunimin midis komunitetit dhe Policisë së Shtetit, duke përfshirë qytetarët në veprimtari të ndryshme që lidhen me rendin, sigurinë dhe ndihmën në raste emergjencash.

F.I
Qeveria miraton vendimin, rikthehet policimi vullnetar
FOTO ILUSTRUESE

TIRANË-Këshilli i Ministrave ka miratuar një vendim që përcakton rregullat e organizimit, funksionimit dhe fushën e veprimit të policimit vullnetar në Shqipëri. 

Mësohet se qëllimi i këtij vendimi është përmirësimi i sigurisë publike, forcimi i kapaciteteve të strukturave të Policisë së Shtetit dhe inkurajimi i angazhimit qytetar, duke promovuar bashkëpunimin ndërmjet policisë dhe komunitetit për rritjen e besimit dhe parandalimin e veprimtarive të kundërligjshme, në përputhje me legjislacionin në fuqi.

Në vendim shtohet se kohëzgjatja ditore e vullnetarizmit është periudha kohore e angazhimit të vullnetarit në shërbimin e policimit vullnetar, e cila nuk tejkalon 5 (pesë) orë në ditë dhe 25 (njëzet e pesë) orë në javë. Policët vullnetarë do të do të mbështesin forcat e rendit në sigurimin dhe garantimin e rendit publik në aktivitetet me karakter masiv, si tubime, koncerte, festivale, aktivitete sportive dhe organizime fetare.

Angazhimi i tyre do të kryhet nën mbikëqyrjen e një punonjësi të policisë, dhe përfshin fusha të ndryshme si:

Ruajtja e rendit në aktivitete masive publike;

Menaxhimi i trafikut në shkolla apo zona të frekuentuara;

Patrullime dhe monitorime për parandalimin e krimit;

Mbështetje në shkolla për sigurinë e nxënësve;

Informim dhe ndërgjegjësim mbi mbrojtjen e mjedisit;

Ndihmë në operacione kërkim-shpëtimi apo emergjenca civile.

Poll

MOS HUMB