Politikë

Qeveria miraton rritjen e pagave për punonjësit e bashkive

Qeveria ka miratuar sot rritjen e pagave për punonjësit e pushtetit vendor.

I.F
Qeveria miraton rritjen e pagave për punonjësit e bashkive
Arbjan Mazniku

TIRANË- Ministri i Pushtetit Vendor, Arbjan Mazniku bëri të ditur se gjatë mbledhjes së qeverisë është vendosur rritja e pagave për të punësuarit në administratë.

Sipas Maznikut, bëhet fjalë për një përllogaritje të re që prek të gjitha bashkitë e vendit, përmes një riklasifikimi të skemës së pagave.

“Sot konkluduam një proces të rëndësishëm, i cili nisi që vitin që shkoi që ka të bëjë me pagat e pushtetit vendor. Është një reformë që merret me ristrukturimin e bashkive dhe stafeve të tyre në tre grupime të mëdhaja. E para një grupim që merret me planifikimin dhe monitorimin e politikave, një grupim që merret me funksionet që bashkia i kryen vetë dhe një grupim që bën ato funksione që bashkitë zgjedhin ti bëjnë vetë apo ti kontraktojnë.

Riklasifikuam nivelet e pagave, duke ndryshuar skemën. Nga një skemë e cila i ndante bashkitë në 5 grupime dhe në varësi të madhësisë së bashkive kishte edhe nivele të ndryshme pagash, në nivele pagash të unifikuar të të gjitha bashkive, pavarësisht madhësisë, duke dhënë mundësinë që një jurist, një arkitekt, ekonomistë etj merr një pagë të ngjashme në të gjitha bashkitë.

Elementi tjetër është rritja e pagave të të gjitha bashkive dhe rritja e minimume dhe maksimumeve të reja për të gjitha bashkitë në nivele të unifikuara”, u shpreh ministri. /ZËRI/

Poll

MOS HUMB