Politikë

"Albulena, o mor prita, prita”/ Meta ia merr këngës për Skënderbeun, pastaj hidhet nga shkëmbi...në lumë

Ilir Meta, këndon majë një shkëmbi këngën kushtuar betejës së Albulenës mes forcave të Gjergj Kastriotit Skënderbeut dhe forcave osmane.

k.m.
"Albulena, o mor prita, prita”/ Meta ia merr këngës
Ilir Meta

TIRANË- Kreu i Partisë së Lirisë, Ilir Meta po e shijon këtë verë më shumë se askush tjetër. Prej kohësh ka nisur një tur në malet e bregdetin e vendit, është shfaqur duke u larë në Kurbin. Në videon e hedhur në rrjetet sociale, Meta, këndon majë një shkëmbi këngën kushtuar betejës së Albulenës mes forcave të Gjergj Kastriotit Skënderbeut dhe forcave osmane. Pasi këngon një varg të këngës, hidhet nga shkëmbi për t'u kredhur më pas në ujë.

“Albulena, o mori prita prita…” – dëgjohet të këndojë Meta para se të kridhet në ujin e liqenit.

Videon e tij e ka shoqëruar edhe me një përshkrim për vendin që ka vizituar: Në Kurbinin e Betejës së Albulenës, të mirëpret një mrekulli dhe freski e jashtëzakonshme, vetëm 40 minuta larg Tiranës së inceneratorit që nuk ekziston. Lumenjtë tanë të freskët janë "aleatë" që duhen rivlerësuar kundër të nxehtit në këto ditë përvëluese. I lumtur të isha dje pasdite në një shoqëri të mrekullueshme me çunat e Kurbinit"./ZËRI

Poll

MOS HUMB