
TIRANË- Në konferencën e tij për mediat, Sali Berisha tha se vajza e tij Argita, ka deklaruar çdo qindarkë në ILDKP-i, dhe se Jamarbër Malltezi nuk ka qenë subjekt i ligjit për të bërë deklarimin e të dhënave të tij. Berisha tha se SPAK duhet të merret me tenderat që kaq fituar Rea Xhillari, thjeshtra e Edi Ramës sipas tij.
Edhe pse fillimisht tha se nuk donte që të merrej me familjarët e Ramës, Berisha tha se Rea Xhillari ka përfituar dhjetëra tendera nga paratë publike. Sipas Berishës dhjetëra arkitektë kanë denoncuar te ai faktin se Rea Xhillari futet si nënkontraktore dhe fiton para nga tenderat publikë.
‘Ajo është bërë e tmerrshme e papërmbajtshme në tendera’, tha Berisha, ndërkohë që hodhi akuza dhe për Linda Ramën, se edhe pse në tokën e saj, ngriti një pallat në sheshpushimin e pallateve të tjera, gjë që sipas tij nuk i lejohet me ligj.
“I bëjnë pyetjen asaj, ta pyesim pak këtë vajzë, si u bë babai yt aksioner, kur nuk kishte kapital. Është bëë pronar si vijon, së pari ka pasur parcelën e tij, ka blerë parcelat e kushërinjve, ka investuar me dokumente zyrtare 60 milionë lekë, ka shitur që në gropë, nën treg, sepse ka pasur parapagim. Për çdo metër katror ekziston çdo dokument, por këta shpifës i kanë fshehur. Ja pra si u bë! Dhe këta kanë të vërtetuar në tatime në dogana, çdo qindarkë të tij.
Këta thonë që Malltezi mori dividentin dhe Argita nuk e deklaroj. Këtyre njerëzve që shkruajnë këto, iu them ose jeni skllevër, ose jeni injorantë. Argita Malltezi i ka deklaruar të ardhurat çdo vit, Argita i deklaron pasuritë për shkak të së atit, Abi Malltezi nuk është subjekt i ILDKP-së, është lidhja e lidhjes, dhe vajzës sime i është thënë që nuk ka qenë e nevojshme deklarimi i pasurisë së bashkëshortit të saj.
Si hakmarrje se unë të kam përmendur thjeshtrën ty… sa merreni me vajzën time këshillojeni vajzën e shtëpisë që nuk lejohet që të marrë pjesë në tendera. Ka marrë dhjetëra tendera, i them këtu Edi Ramës që je djegur, ndërsa mamasë së saj i them, vajzën këshilloje që të mos bjerë viktimë, të mos bjejë në paradoksin e para, por të zbatojë ligjet si vajzë e shkolluar që është”, tha Berisha./Zëri.ai