Politikë

PS-Rithemelimi arrijnë marrëveshje, Ambasada Amerikane: Inkurajojmë rendin normal në Kuvend

Po në të njëjtin postim shkruhej se të gjithë të zgjedhurit e qytetarëve në Kuvend, duhet të ushtrojnë të drejtat dhe përgjegjësitë e tyre. 

k.m.
PS-Rithemelimi arrijnë marrëveshje, Ambasada Amerikane:
Rezidenca e SHBA në Shqipëri

TIRANË- Ambasada Amerikane në Shqipëri ka reaguar lidhur me marrëveshjen e sotme mes Partisë Socialiste dhe asaj Demokratike për rikthimin e normalitetit në Kuvend. Në një reagim të shkurtër në faqen zyrtare, Ambasada shprehet se inkurajojnë rikthimin e rendit normal në Parlament. Po në të njëjtin postim shkruhej se të gjithë të zgjedhurit e qytetarëve në Kuvend, duhet të ushtrojnë të drejtat dhe përgjegjësitë e tyre. 

"Ambasada e Shteteve të Bashkuara në Tiranë është e inkurajuar nga njoftimi për rikthimin e rendit normal në Parlament. Institucionet funksionale janë thelbësore për çdo demokraci të shëndetshme dhe anëtarët e zgjedhur duhet të ushtrojnë detyrat dhe përgjegjësitë e tyre në mirëbesim brenda Parlamentit,"-shkruhet në postimin e bërë nga Ambasada Amerikane.

Demokratët u ulën sot për herë të parë që nga tetori në Konferencën e Kryetarëve, duke arritur dakordësi me socialistët për ngritjen e dy komisioneve hetimore; atë për rrjedhjen e të dhënave nga sistemi TIMS dhe per koncesionet në shëndetësi. Po ashtu, është rënë dakord për ngritjen e një nënkomisioni për Reformat, që do të përbëhet nga 4 anëtarë, dy nga secila palë. Pas mbledhjes, Bardhi tha për mediat se Komisionet Hetimore do të jetë në përputhje me Kushtetutën dhe jo ligjin e ri të kaluar nga maxhoranca në Kuvend për komisionet Hetimore. Ky i fundit është ankimuar në Gjykatën Kushtetuese./ZËRI

Poll

MOS HUMB