
TIRANË- Disa ditë më parë Partia Socialiste organizoi Kuvendin Kombëtar Rinor. Gjatë këtij takimi mbajtën fjalime të rinjtë socialistë dhe kryeministri Edi Rama. Të rinjtë folën për aspiratat e tyre dhe se do të punojnë fort për vizionin e tyre, madje dhe e krahasuan PS-në me sistemin diellor. Njëri nga të rinjtë, Andon Gjoni tha se për të Partia Socialiste funksion si sistemi diellor dhe ne sillemi rreth tij.
“Në trurin tim, PS-ja funksionon si një orbitë, si një sistem diellor, si dielli që ka gravitetin dhe sjell planetet. Dhe ne sillemi rreth diellit me gravitet”, tha Andon Gjoni.
Por, pas fjalimit të tij, ai është emëruar me postin e administratorit të njësisë së Shënkollit në Lezhë. Lajmi u bë i ditur nga Kryetari i Këshillit Bashkiak të Lezhës Ernest Rakaj./ZËRI