Politikë

“Pensionet”, Rama: Do vijojmë me dy bonuset, deri sa të rriten

Më tej, ai shtoi se deri sa të ketë rritje të pensionit, do të vijohet me dy bonuset.

I.F
“Pensionet”, Rama: Do vijojmë me dy bonuset, deri sa të
Edi Rama

TIRANË- Kryeministri Edi Rama mori pjesë në Konferencën Ndërkombëtare për reformën e re të sistemit të pensioneve në Shqipëri. Nga takimi Rama tha se prej vitit 2014 kanë ndodhur ndryshime në pensionet, por ende duhet më shumë punë për të moshuarit. Kryeministri, ironizoi edhe opozitën, i cili u shpreh se bëjnë premtime imagjinare, por nuk kanë asgjë në dorë. Më tej, ai shtoi se deri sa të ketë rritje të pensionit, do të vijohet me dy bonuset.

“Ndryshimi ka ndodhur me reformën e 2014, kur ne vendosëm kontributet në funksion të pensionit. Plaga e madhe po mbyllet dalë nga dalë por sidoqoftë vazhdojmë të kemi një pjesë që vuajnë nga ajo plagë dhe sot pikërisht për këtë jemi këtu.

Kur vjen puna te pensionet duke pasur parasysh faktin që jemi afër një ditë zgjedhjesh, të gjithë ata që nuk kanë asgjë në dorë premtojnë gjithçka të dëshirueshme dhe të imagjinueshme, por kjo do të thotë t’i hapësh luftë fakteve, t’i kthesh kurrizin ekspertëve dhe të hidhesh symbyllur drejt një humnere. Do të thotë që ‘hajde të bëjmë një ditë festë më gjithçka kemi, dhe nesër le të bëhet qameti’.

Ne nuk e bëjmë dot këtë dhe ne do ecim paralelisht me bonuset, një në fundvit dhe një në pranverë, dhe paralelisht duke rindërhyrë në sistemin e pensioneve duam të bëjmë një akselerim pa prishur themelet e sistemit. Kemi akoma hapësirë të konsiderueshme në luftën kundër informalitetit të pagave.

Urdhërsa e tretë është që reformimi është maratonë, nuk është sprint të gjitha spirantet na kanë çuar në situatën e 2014, të gjithë ata që na shihnin na distanca thoshin që rrisni çmimin e energjisë dhe ulni pensionet se ndryshe na priste kolapsi, sot jemi nga 1 shkurti vendi i vetëm në këtë rajon, se në Evropë nuk bëhet fjalë për ulje të çmimit që kemi ulur çmimin e energjisë për të ulur ngarkesën mbi konsumatorët familjarë”, tha Rama./ZËRI

Poll

MOS HUMB