
TIRANË- Këtë të martë u zhvillua protesta e 10 e opozitës përpara Bashkisë së Tiranës ku kërkonin dorëheqjen e kryebashkiakut të Tiranës, Erion Veliaj pas arrestimit të 5 ish-drejtorëve në kuadër të hetimeve për dosjen “5D”. Kështu në fotot e siguruara nga LSA, shihet se protestës i është bashkuar dhe ish-gjyqtari Gjin Gjoni. Ky i fundit tashmë është zgjedhur në krye të Partisë Demokratike të Lezhës. Ai shoqërohej nga deputetja e qarkut, Lindita Metaliaj.

Gjoni ka preferuar që ti qëndrojë larg tymit të zi, të shkaktuar nga djegia e gomave nga protestuesit. Ndërkohë shihet se prezent ishte dhe kreu i grupit parlamentar Gazment Bardhi, i cili në një moment, i afrohet kordonit të Policisë. Protestuesit hodhën sërish molotov dhe dogjën gomat, ndërsa policia kishte marrë masat për shuar flakët.
Protesta përmes fotove:















