
TIRANË- Ambasada e Mbretësisë së Bashkuar në Tiranë ka reaguar pak minuta më parë në lidhje me protestën e zhvilluar këtë të premte nga opozita përpara Bashkië së Tiranës. Në një reagim në rrjetet sociale, selia diplomatike e Madhërisë së Tij, Mbretit Charles III, shprehet se përdorimi i koktejve molotov nuk kanë vend në demokraci. Më tej, Ambasada kërkon nga palët që moasmarrëveshjet të zgjidhen duke respektuar ligjin dhe jo me akte dhune.
POSTIMI:
Skenat jashtë Bashkisë së Tiranës sot dhe përdorimi i koktejve molotov nuk kanë vend në demokraci. Ambasada Britanike dënon përdorimin e dhunës dhe aktet e frikësimit. Mbretëria e Bashkuar vazhdon të kërkojë që të gjitha mosmarrëveshjet dhe konfliktet të kryhen përmes proceseve demokratike, pa dhunë dhe se duhet respektuar sundimi i ligjit./ZËRI