TIRANË- Në rrjetet sociale po qarkullojnë meme dhe video ku qytetarë të ndryshëm ironizojnë mungesën e një reagimi nga presidenti Bajram Begaj lidhur me protestat që vijojnë prej 22 ditësh kundër projektit në Zvërnec.
Por, ndërkohë që në rrjet kanë shpërthyer memet dhe kritikat, kreu i Shtetit ndodhet në një vizitë zyrtare në Kirgistan. Mësohet se Begaj ka zhvilluar takime dhe ka nënshkruar një marrëveshje për forcimin e marrëdhënieve mes dy vendeve.
Ndërkohë, për mbi 3 javë, qytetarët vijojnë të kërkojnë ndryshim politik dhe dorëheqje të qeverisë, duke u mbledhur çdo ditë para Kryeministrisë. Sot shënohet dita e 23-të e protestës, ku ashtu siç ndodhi në protestën e kaluar, diaspora pritet të jetë pjesë e revoltës.
Protesta konsiderohet si kulmi i mobilizimit qytetar pas tri javësh demonstrata të pandërprera, ndërsa në opinion vijon të diskutohet edhe mungesa e një reagimi nga kreu i Shtetit për zhvillimet e fundit në vend./ZËRI