Politikë

Prezantohet Drejtori i ri i Përgjithshëm i Gardës, ministri Hoxha emëron Ermal Onuzin

Detyra e Drejtorit të ri të Përgjithshëm i Gardës së Republikës i është besuar Ermal Onuzit

I.F
Prezantohet Drejtori i ri i Përgjithshëm i Gardës, ministri Hoxha
Ministri i Brendshëm Ervin Hoxha

TIRANË- Detyra e Drejtorit të ri të Përgjithshëm i Gardës së Republikës i është besuar Ermal Onuzit. Ministri i Brendshëm Ervin Hoxha prezantoi sot Ermal Onuzin, ku dhe falenderoi drejtorin e mëparshëm të Gardës, Gramos Sako, si dhe drejtorin Sami Kuti që drejtoi institucionin për disa muaj për punën e bërë.

“Vizita ime e parë në Komandën e Gardës lidhet me një moment të rëndësishëm, me prezantimin e Drejtorit të ri të Përgjithshëm të Gardës së Republikës, z. Ermal Onuzi, i cili u përzgjodh pas një procesi të hapur konkurrimi, me kandidatura të mira e profesionistë të fushës së sigurisë.  I urova zotit Onuzi suksese në detyrën e rëndësishme, duke besuar fort se do të çojë para punët e nisura, për ta kthyer këtë trupë, në elitare. Kjo për ta bërë atë me eficiente në përmbushjen e misionit dhe detyrave për të garantuar sigurinë e personaliteteve të larta, të organeve të reja të drejtësisë, duke e shndërruar në një institucion modern e profesional.

Shqipëria, ashtu si viti që lamë pas, do të presë në vijim forume politike të rëndësishme ndërkombëtare. Ndaj theksova se duhet angazhimi, që në bashkëpunim edhe me agjencitë e tjera ligjzbatuese të sigurohet mbarëvajtja e aktiviteteve. Konfirmova se në përmbushje të misionit tim dhe vizionit për drejtimin e Ministrisë së Brendshme, me mbështetjen e Qeverisë dhe Kryeministrit Rama, do të bëj gjithçka me synimin që efektivët e Gardës së Republikës të jenë profesionistë të vërtetë, të dedikuar dhe të varur vetëm nga forca e ligjit”, tha Hoxha. /ZËRI

Poll

MOS HUMB