Politikë

Përplasja me Kryemadhi, e gjitha lojë? Meta qesh, por nuk tregon sa mandate synon

Edhe pse e pyetën nëse kishte një synim sesa mandate do të fitonte në zgjedhjet e ardhshme parlamentare, kreu i PL-së, zgjodhi që të mos jepte një shifër. 

k.m.
Përplasja me Kryemadhi, e gjitha lojë? Meta qesh, por nuk tregon sa
Ilir Meta

TIRANË- Kryetari i Partisë së Lirisë, Ilir Meta në një konferencë për mediat, është pyetur nga gazetarët nëse mes tij dhe bashkëshortes së tij, Monika Kryemadhit po bëhet një lojë. Në përgjigjen e tij, ku nuk e kurseu të qeshurën, Meta tha se në fakt e gjithë "loja" është e hapur, por një pyetje tjetër iu shmang. Edhe pse e pyetën nëse kishte një synim sesa mandate do të fitonte në zgjedhjet e ardhshme parlamentare, kreu i PL-së, zgjodhi që të mos jepte një shifër. 

PJESË NGA KONFERENCA:

Sa mandate synon?

Meta: Kjo nuk është beteja më e rëndësishme. Fuqizimi i aksionit opozitar dhe për këtë do të bëhemi shembull. Nuk do të ketë më dualizëm, kakofoni drejtimi dhe nuk ka më vlerësime në bazë të lidhjeve personale. Do të ndërtohen kontribute në kohë reale. Ne jemi të hapur për çdo vendim ndryshe. Vetëm tani i vetmi ishte ai i Viktor Tushës në Lezhë, i cili edhe pse kishte arbitrin me vete, dolëm barazim. Edhe në konventë gratë edhe vajzat do të shkëlqejnë dhe do të jenë garancia më e fortë për europianizimin e kësaj partie.

Mos kjo çfarë po ndodh mes jush dhe Kryemadhit është në kuadër të lojës?

Meta: Ju niseni nga filmi “Operacioni i Zjarrit”, apo keni ndonjë të dhënë nga grupi i zjarrit? Në të gjitha këto ndryshime që po bën PL, nga ana e Ilir Metës nuk ka asnjë lojë. Ose loja është e hapur. Ne kemi një program të qartë. Unë Ilir Meta, pretendent për president kam program shumë të qartë. Kam një program të qartë me 5 prioritete për 4 milion shqiptare. Kam një ekip shumë të qartë. Në planin financiar, kam një ekspertët më të mirë të financive siç është Petraq Milo./ZËRI

Poll

MOS HUMB