Politikë

Meta nuk përmbahet dot kur vjen puna për "doktorin", i dedikon këngë: Mu m'thonë, o Sali Berisha!

Nën shoqërinë e miqve të tij, mes tyre edhe Salvator Kaçi, ka zgjedhur që t'i dërgojë një mesazh atij që ai e quan "doktori", kryedemokratit Sali Berisha.

k.m.
Meta nuk përmbahet dot kur vjen puna për "doktorin", i
Pamje nga videoja

LEZHË- Dje, kreu i Partisë së Lirisë, Ilir Meta ishte për një ndeshje kalçetojë në Lezhë, por më pas ka vendosur që të argëtohet. Nën shoqërinë e miqve të tij, mes tyre edhe Salvator Kaçi, ka zgjedhur që t'i dërgojë një mesazh atij që ai e quan "doktori", kryedemokratit Sali Berisha.

"Oh moj Serbi e
O murin ta prisha
O se mu m'thon e
O Sali Berisha,"-këndon Ilir Meta bashkë me miqtë e tij, por nuk e ka harruar edhe një tjetër detaj. Veshur mban bluzën me foton e Berishës, e që shkruan: Lironi liderin e opozitës!

MOMENTI ME VIDEO: 

Të njëjtën bluzë kishte veshur edhe pak ditë më parë, e bija e tij, Argita Malltezi, e cila mori pjesë në një prej protestave të zhvilluara para Bashkisë së Tiranës./ZËRI

Poll

MOS HUMB