Politikë

Përfundon raportimi, ish-zv.ministri Rrjepaj mbi 5 orë dëshmi për koncesionin e sterilizimit

Ai mbërriti në orën 10:00 në Kuvend për të dëshmuar për koncesionin e sterilizimit në Komisionin Hetimor të Shëndetësisë dhe raportoi prej disa orësh para deputetëve.

F.I
Përfundon raportimi, ish-zv.ministri Rrjepaj mbi 5 orë dëshmi
Klodian Rrjepaj

TIRANË-Ish-zv.ministri i Shëndetësisë, Klodian Rrjepaj, dëshmoi sot në Komisionin Hetimor Parlamentar të Shëndetësisë. Me pranga në duar, ish-ministri i Shëndetësisë ka dalë nga qelia dhe mori pjesë në Komisionin Hetimor për koncesionet në shëndetësi. Ai mbërriti në orën 10:00 në Kuvend për të dëshmuar për koncesionin e sterilizimit në Komisionin Hetimor të Shëndetësisë dhe raportoi prej disa orësh para deputetëve. Ish-zv.ministri i Shëndetësisë është rasti i parë, ku një i paraburgosur pyetet nga deputetët.

Rrjepaj foli për rolin e tij në dhënien e koncesionit tek biznesmeni Ilir Rrapaj, për të cilin tha se ishte i ngarkuar nga Rajoni i Umbrias për hartimin e planit të Marrëveshjes, jo vetëm me Ministrinë e Shëndetësisë, por edhe me Ministri të tjera. Gjatë seancës me pyetje përgjigje, Rrjepaj tha se nuk ka qenë në dijeni të një memoje që Ogerta Manastirliu, në kohën që ka qenë drejtoreshë e QSUT, i ka drejtuar ministrit të Shëndetësisë, Ilir Beqaj, ku thuhet se reparti qëndror i sterilizimit në QSUT kishte teknologji avangarde për procesin e ripërshtatjes së sterilizimit me avull, sterilizimit në të thatë dhe mirëmbatjes dhe ripërpunimit të të gjithë instrumenteve kirurgjikale. Po ashtu ai pranoi se ka pasur një vizitë të përbashkët mes tij, Beqajt dhe Rapajt në shtetin italian, ku kishin shkuar për shkëmbim eksperiencash./ZËRI

Poll

MOS HUMB