Politikë

“Dumani ka 5 vite që më heton”, Meta: Kanë gjetur diçka te njerëzit rreth meje, kanë inskenuar biseda ambientale

Meta tha se SPAK ka sajuar biseda ambientale, për persona që kanë qenë dikur në rrethin e tij të ngushtë

E.K
“Dumani ka 5 vite që më heton”, Meta: Kanë gjetur
ilir meta

TIRANË- Kreu i Partisë së Lirisë, Ilir Meta, ka sulmuar sërish kreun e SPAK, Altin Dumanin, për të cilën thotë se ka 5 vite që e heton dhe nuk ka gjetur asnjë të dyshimtë në lidhje me veprimtarinë e tij.

I pyetur se a po hetohet për transaksione të dyshimta financiare dhe pasuri të paluajtshme jashtë vendit, Meta tha se SPAK nuk ka për të gjetur asnjë akt të paligjshëm apo të fshehur nga ai.

“Nuk e di sa e saktë është kjo deklaratë e bërë nga një burim i tretë, por i është referuar edhe burimit të parë, që është Dum Dumani, personalisht prej kohësh. Mund t’ju deklaroj që pavarësisht se Dum Dumani ka 5 vjet që heton për Ilir Metën, mbi bazë të kallëzimit të një personi të çmendur që është dënuar edhe me vendim gjykate për ‘dhunë në familje’ që në dhjetor të vitit 1919, kur ka qenë kulmi i debatit për gjykatën kushtetuese. As s’ka gjetur dhe as nuk ka për të gjetur asnjë akt të Ilir Metës në kundërshtim me ligjin, asnjë llogari gjëkundi, asnjë pronë të padeklaruar apo të fshehur”, tha kreu i PL.

Meta akuzoi se janë bërë inskenime jo të vërteta, të bisedave ambientale me njerzërit e afërt e tij të dikurshëm, që sipas tij SPAK ka gjetur diçka. Por se cilët janë këta persona, dhe se për çfarë bëjnë fjalë bisedat e përgjuara, Meta nuk preferoi që të komentonte.

“Po, kanë gjetur diçka rreth njerëzve që Meta i ka pasur pranë, dhe i përdorin, duke bërë dhe inskenime të bisedave gjoja ambientale që janë estradë e vërtetë. Dum Dumani ka si qëllim të përdorur njerëzit e korruptuar të opozitës për të goditur udhëheqësit e vërtetë të opozitës”, tha ai.

Gjatë komunikimit me mediat, Meta u shpreh se Partia e Lirisë ka nisur përgatitjet për zgjedhjet e ardhshme parlamentare, ku zbuloi se vetë ai do të kandidojë në qarkun e Tiranës.

“Jemi në solidaritet të plotë me betejën e zotit Berisha, të jashtëzakonshme kundër narkoshtetit edhe me të gjitha sakrificat që ai po bën të cilat tregojnë qartë tmerrin e regjimit nga opozita e vërtetë dhe prezenca e saj në parlament.

Partia e Lirisë ka nisur pregatitjet në të gjithë vendin dhe pa asnjë diskutim ka nisur pregatitjet edhe në qarkun e Tiranës, ku do të kandidoj edhe unë si presidenti i Partisë së Lirisë dhe ku do të kemi një rezultat fantastik”, u shpreh Meta./ZËRI 

Poll

MOS HUMB