Politikë

Përfundon mbledhja në PD, Bardhi para mediave: Është shpallje luftë ndaj opozitës

Për Bardhin, sipas këtij vendimit, çdokush që denoncon qeverinë, shkon në burg.

k.m.

Përfundon mbledhja në PD, Bardhi para mediave: Është

TIRANË- Kreu i Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike, Gazmend Bardhi akuzoi organet e drejtësisë, duke i konsideruar si të politizuar për dënimin e Ervin Salianjit. Pas mbledhjes së grupit të Partisë Demokratike, Bardhi mbajti një fjalë për mediat duke u shprehur se ky vendim çon në instalimin e diktaturës në vend. Për Bardhin, sipas këtij vendimit, çdokush që denoncon qeverinë, shkon në burg.

Gazment Bardhi: Vendimi politik i Edi Ramës kundër deputetit të opozitës Ervin Salianjit. Vendimi i sotëm është i paprecedentë, nuk ka asnjë precedentë në 34 vite demokraci. Vendimi i sotëm nuk është kundër Ervin Salianjit, vendimi i sotëm është kundër çdo qytetari që vendos të përballet. Është kundër çdo qytetari që ka vendosur që të jetojë. Prandaj dhe sot është larguar vija e hollë. Kush e dha vendimin kundër Salianjit? Një gjyqtar që ka qenë përfaqëses politik në KQZ për zgjedhjet. Kodi mafioz që Edi Rama vendosi sot është shpallje luftë ndaj opozitës. Deputetët kanë bërë propozimet e tyre dhe do të shkojë për miratim në Kryesinë e Partisë. Salianji është deputet i qytetarëve dhe beteja nuk bëhet për të, por për mandatin e tij. Ku është kallëzimi i rremë i Salianjit? Geron Xhafa është dënuar me burg me vendim gjykate. Ku gënjeu Salianji në këtë mes?

Gjykata e Apelit la sot në fuqi vendimin e shkallës së parë të Gjykatës së Tiranës, që e dënoi deputetin e Partisë Demokratike me 1 vit burg, për akuzën e kallëzimit të rremë për dosjen ‘Babalja’. Vendimi i sotëm i Gjykatë së Apelit i hap rrugë arrestimit të Salianjit, i cili pritet të vuajë dënimin në një burg të sigurisë së zakonshme. Salianji humb në mënyrë të menjëhershme mandatin e deputetit, për shkak se vendimi i Apelit ekzekutohet pa vonesa, edhe pse politikani demokrat, mund ta apelojë çështjen në Gjykatën e Lartë. Neni 71, pika 2, shkronja dh, e Kushtetutës, thotë se mandati i deputetit mbaron ose është i pavlefshëm kur dënohet me vendim gjyqësor të formës së prerë për kryerjen e një krimi. Gjykata e Shkallës së Parë vendosi se audio-përgjimi ishte inskenim dhe i shpalli fajtorë të 4 të pandehurit Fredi Alizoti, Albert Veliun, Jetmir Olldashin si dhe Ervin Salianjin. Në këtë mënyrë merr fund dhe karriera në ngjitje e Salianjit, i cili së fundi ishte caktuar drejtues politik i PD-së për qarkun e Elbasanit. Dënimi e pengon Salianjin që për 5 vitet e ardhshme të ushtrojë detyra publike./ZËRI

Poll

MOS HUMB