Politikë

PD publikon raportin: Mandati i Xhaçkës të shkojë në Kushtetuese! PS, pa vendim

Sipas raportit Gjykata Kushtetuese duhet të konstatojë papajtueshmërinë me mandatin e Xhaçkës.

f.t
PD publikon raportin: Mandati i Xhaçkës të shkojë në
Olta Xhaçka

TIRANË- Ditën e nesërme në Kuvend do të votohet nëse raporti për mandatin e deputetes socialiste Olta Xhaçka do të shkojë për verifikim në Gjykatën Kushtetuese. Ndërkohë Partia Demokratike e Rithemelimit ka mbyllur raportin e saj për mandatin e deputetes Olta Xhaçka. Raporti është publikuar në faqen e Kuvendit, ndërsa mban firmën e kreut të grupit parlamentar, Gazment Bardhi. Sipas raportit Gjykata Kushtetuese duhet të konstatojë papajtueshmërinë me mandatin e Xhaçkës.

“Dërgimin e çështjes në Gjykatën Kushtetuese për të konstatuar papajtueshmërinë me mandatin e deputetes znj. Olta Xhacka, sipas Mocionit të paraqitur nga 1/10 e deputetëve të Kuvendit të Shqipërisë”, thuhet në raportin e deputetëve të PD. Konkretisht, si rezultat i përdorimit të brigjeve të detit, e cila përbën pasuri shtetërore, për instalimin e stacioneve te plazhit në fshatin Gjilekë, Himarë, shoqëria “AG.TCC” sh.p.k., në bashkëpronësi të bashkëshortit dhe të deputetes Xhaçka, do të siguroje të ardhura, çka përbën qartazi një veprimtari fitimprurëse që buron nga pasuria e shtetit.”, thuhet në raport.

PD publikon raportin: Mandati i Xhaçkës të shkojë në
RAPORTI
PD publikon raportin: Mandati i Xhaçkës të shkojë në
RAPORTI

Ndërsa PD-ja ka përgatitur raportin e saj publikuar në faqen zyrtare te Kuvendit, PS-ja nuk e ka bërë ende një gjë të tillë.

Në qershorin e 2022-it opozita dërgoi në Kuvend, mocionin që kërkonte që papajtueshmëria e mandatit të Olta Xhaçka të shqyrtohej nga Gjykata Kushtetuese.

Sipas opozitës ish Ministres së Jashtme duhet t’i hiqet mandati i deputetes pasi është në konflikt interesi me shpalljen nga qeveria të bashkëshortit të saj Artan Gaçi investitor strategjik. Pas ankimimit në janarin e një viti më parë “Kushtetuesja” ia njohu këtë të drejtë opozitës dhe kërkoi që mandati i Olta Xhaçkës të shqyrtohet nga kjo gjykatë pasi të votohet në parlament.

Më shumë se një vit nga ky vendim i “Kushtetueses” që detyron kuvendin të miratojë kërkesën e opozitës do të përcaktohet te enjten nëse fati i mandatit të Xhaçkës do të shqyrtohet ose jo në themel nga Gjykata Kushtetuese. Çështja e mandatit të Xhaçkës kishte mbetur pa u diskutuar, ndërsa prej 23 janarit 2023, Gjykata Kushtetuese pranoi e kërkesën e 14 deputetëve të PD, për ta shfuqizuar vendimin e Parlamentit që miratoi raportin e mazhorancës për të mos e çuar mandatin e Xhaçkës në Gjykatën Kushtetuese./ZËRI

Poll

MOS HUMB