Politikë

Pas urdhrit të Ramës, Blerina Gjylameti jep dorëheqjen nga AKU

Mësohet se Gjylameti do të vijojë të mbajë detyrën e pikës së kontaktit të Autoritetit Evropian të Sigurisë Ushqimore (EFSA) në Shqipëri, pozicion që e ka marrë më 1 tetor.

zh.ll
Pas urdhrit të Ramës, Blerina Gjylameti jep dorëheqjen nga AKU
Blerina Gjylameti

TIRANË- Blerina Gjylameti ka paraqitur dorëheqjen nga drejtimi i Autoritetit Kombëtar të Ushqimit (AKU), në kuadër të lëvizjeve të kërkuara nga kryeministri Edi Rama për drejtuesit e institucioneve në varësi të ministrive.

Por, angazhimi i saj nuk përfundon me largimin nga detyra. Mësohet se Gjylameti do të vijojë të mbajë detyrën e pikës së kontaktit të Autoritetit Evropian të Sigurisë Ushqimore (EFSA) në Shqipëri, pozicion që e ka marrë më 1 tetor. Megjithatë, nuk dihen ende detaje, në organizimin e përgjegjësive apo nëse do të ketë ndryshime të tjera. 

Në janar të këtij viti, Blerina Gjylameti u emërua dhe mori zyrtarisht detyrën si drejtoreshë e përgjithshme e Autoritetit Kombëtar të Ushqimit./ZËRI

Poll

MOS HUMB