Politikë

Pas rezolutës anti-korrupsion, në seancën e radhës do të votohet ngritja e Komisionit të Posaçëm

Nuk dihet ende se çfarë qëndrimi do të mbajë opozita, duke kujtuar se për miratimin e rezolutës anti-korrupsion Rithemelimi, Partia Demokratike, Partia e Lirisë nuk morën pjesë në votim.

f.t
Pas rezolutës anti-korrupsion, në seancën e radhës do
foto ilustruese

TIRANË-Pas miratimit të rezolutës së Partisë Socialiste për luftën ndaj korrupsionit, në seancën e radhës më 30 maj do të votohet për ngritjen e një Komisioni të Posaçëm. Rezoluta propozon ngritjen e një Komisionin të Posaçëm Parlamentar, i cili do të adresojë ndërmarrjen e reformave që synojnë mirëqeverisjen, sundimin e ligjit dhe anti-korrupsionin për Shqipërinë 2030 në Bashkimin Europian. Kështu, sipas tyre, do të rritet dhe llogaridhënia e institucioneve përballë Kuvendit të Shqipërisë. Nuk dihet ende se çfarë qëndrimi do të mbajë opozita, duke kujtuar se për miratimin e rezolutës anti-korrupsion Rithemelimi, Partia Demokratike, Partia e Lirisë nuk morën pjesë në votim.

Në seancën e mbajtur një ditë më parë 27 maj u miratua me 76 vota pro projekt-rezoluta e antikorrupsionit e propozuar nga Partia Socialiste. Drafti synon "thellimin e reformave për mirëqeverisjen, sundimin e ligjit dhe luftën kundër korrupsionit për Shqipërinë 2030 në Bashkimin Europian’’.

Ndër të tjera, rezoluta synon të të garantojë pakthyeshmërinë e reformës në drejtësi, për të fuqizuar pavarësinë dhe paanësinë e pushtetit gjyqësor. Ky projekt mori edhe mbështetjen e Bashkimit Europian dhe SHBA-së, të cilat mirëpritën propozimin e Partisë Socialiste për një rezolutë anti-korrupsion. Ambasadat e SHBA-së e ka cilësuar propozimin si premtues si dhe nxit pjesëmarrjen e shqiptarëve që synojnë të përmirësojnë të ardhmen e vendit. Ndërkohë edhe delegacioni i BE-së u shpreh se është e rëndësishme të garantohet që kjo nismë do të zhvillohet në koherencë të plotë me gjetjet e raporteve të shqyrtimit analitik të legjislacionit (procesi screeening) dhe me angazhimet që ka marrë Shqipëria si pjesë e procesit të anëtarësimit në BE, si udhërrëfyesit për shtetin ligjor dhe administratën publike./ZËRI

Poll

MOS HUMB