Politikë

Pampuri 'ngre krye' ndaj Bardhit: S'më shkarkon dot, është i çartur. Njoh vetëm Bashën

Oriola Pampuri tha se nuk e konsideron përjashtimin me të cilin e kërcënon kolegu i saj.

k.m.
Pampuri 'ngre krye' ndaj Bardhit: S'më shkarkon dot,
Oriola Pampuri

TIRANË- Si kundërpërgjigje me akuzat që u bëri dje Gazment Bardhi, sot përgjigja i ka ardhur nga Oriola Pampuri. Bardhi foli për 4 deputetë duke i përmendur me emra, por përgjigjia i ka ardhur vetëm nga Oriola Pampuri, e cila nuk e konsideron përjashtimin me të cilin e kërcënon kolegu i saj. Në fjalën e saj në një intervistë për "Neës24", ajo tha se njeh për kryetar vetëm Lulzim Bashën, ndërsa Gazment Bardhin e cilëson si të "çartur", ose shqip, "të çmendur". 

”Unë jam në PD që ka kryetar zotin Lulzim Basha. Zoti Bardhi më ka shkarkuar, ai jeton në një tjetër botë, është e drejta e tij. Kelvin, unë mund të të shkarkoj ty. Nuk shkarkohet me shumicë, shkarkohet me pozicion. Zoti Bardhi përfaqëson grupin parlamentar të Rithemelimit, unë jam në PD, nëse shkarkohem, shkarkohem nga forumet e PD-së. Bardhi ka qenë i çartur në atë moment. Patjetër që është nul, është njësoj sikur të dalë një përfaqësuese nga PL dhe të thotë që më ka shkarkuar. Ne nuk kemi mbështetur aspak Xhaçkën, ne kemi votuar kundër amnistisë të zyrtarëve të korruptuar,”- tha ajo.

Kundërpërgjigjia e saj erdhi pasi Bardhi e grupoi në deputetë që janë në krah të Olta Xhaçkës pasi nuk po firmosin për ridërgimin e çështjes së saj në Gjykatën Kushtutuese. Bardhi u shpreh se këta deputetë, amnistia dhe mbështetja që i bënë Olta Xhaçkës, i bën automatikisht të shkarkuar nga pozicionet që mbajnë në grup. Me emra përmendi kolegët: Arbi Agalliu, Oriola  Pampuri, Merita Bakiu dhe Salaudin Jakupllari. Por nga asnjë prej tyre, veç Pampurit, nuk ka pasur asnjë reagim. Megjithatë vlen për t'u përmendur se nuk ka as sqarim se përse nuk e kanë rihedhur firmën e tyre për të çuar në Kushtetuese edhe njëherë çështjen e mandatit të Olta Xhaçkës.

Çfarë ka ndodhur me mandatin e Xhaçkës

Në janar të vitit 2023 Kushtetuesja duke i dhënë përgjigje një padie të deputetëve të PD-së rrëzoi si antikushtetues vendimin e Kuvendit për të mos dërguar çështjen pranë kësaj gjykate duke kërkuar që të vendosë për të kundërtën. Por, zbatimi i këtij vendimi u zvarrit prej më shumë se një viti me justifikime të ndryshme, ndërkohë që mazhoranca shfrytëzoi krizën e re në Kuvend për shkak të protestave të opozitës, si justifikim për shtyrjen e çështjes pa afat. Çështja e mandatit të saj u hodh për votim të enjten që kaloi por sërish nuk u pranua që çështja të gjykohej nga GJK. Tani opozita kërkon që të mbledhë votat e deputetëve që të marrë në duar shqyrtimin e mandatit të deputetes socialiste./ZËRI

Poll

MOS HUMB