Politikë

Opozita s'e la të fliste/ Rama "porosi" Spiropalit: Ndërprerja e fjalës së kujtdo duhet të marrë përgjigje

Për numrin një të qeverisë kjo "praktikë" nuk mund të legalizohet, por të ndëshkohet.

k.m.
Opozita s'e la të fliste/ Rama "porosi" Spiropalit:
Edi Rama

TIRANË- Kryeministri Edi Rama sot po përballet më "vështirësitë" e Foltores së Kuvendit pasi përballë ka deputetët e opozitës. Pasi mori fjalën për të prezantuar buxhetin e vitit të ardhshëm, Rama u ndërpre disa herë nga ndërhyrjet e deputetëve të opozitës. Në këto kushte, Rama i bëri një kërkesë kryetares së Kuvendit të Shqipërisë, Elisa Spiropalit. Për numrin një të qeverisë kjo "praktikë" nuk mund të legalizohet, por të ndëshkohet.

“Praktika e ndërprerjes të fjalës së kujtdo qoftë që merr fjalën këtu në këtë tribunë duhet të marrë përgjigje me kalim në votim. Kjo lloj praktike nuk mund të legalizohet dhe të vazhdojë më tutje. Parlamenti është vendi ku secili thotë atë që mendon dhe secili mbron pozicionin e vet ndërsa spostimi fizik nga karriget drejt folësve dhe ulërimat nga vendi duhet sanksionuar me kalim në votim. Mbajeni parasysh këtë gjë,”-tha Rama ndër të tjera në fjalën e tij./ZËRI

Poll

MOS HUMB