Politikë

Rama premton bonusin e pensioneve, deputeti i PD i del para, kryeministri: Po ulu tani!

Rama tregoi edhe për bonusin e fundvitit, por nuk e la që të mbaronte fjalën. Para tij doli deputeti i Partisë Demokratike, Asllan Dogjani.

k.m.
Rama premton bonusin e pensioneve, deputeti i PD i del para, kryeministri: Po
Asllan Dogjani dhe Edi Rama

TIRANË- Seanca e sotme plenare ka nisur me fjalën e kryeministrit Edi Rama. Në mbledhjen e sotme të Kuvend, Rama tregoi edhe për bonusin e fundvitit, por nuk e la që të mbaronte fjalën. Para tij doli deputeti i Partisë Demokratike, Asllan Dogjani. Me të përballë, Rama shkëmbeu pak batuta, por më paskërkoi pushim 5 minuta nga kryeparlamentarja Elisa Spiropali.

DISKUTIMET NË SALLË:

Rama: Ditët në vijim qeveria do të lëshojë 100 mln euro për fondin e shpërblimit. Të gjithë ata që kanë pension deri në 200 euro do të marrin trefishin e bonusit të deridjeshëm. Të gjithë ata që kanë pension deri në 20 mijë lekë, do të marrin trefishin e bonusit të deridjeshëm. Ndërsa ata që e kanë më të madh se 20 mijë lekë, do të marrin 2-fishin.

*I afrohet Dogjani

Rama: Po ulumo, ça është kjo punë? Rri aty!? Ça bën ashtu? Ulu tani.

Spiropali: Ju lutem zoti Bardhi mblidhni grupin parlamentar se do të keni dhe ju fjalën tuaj.

Rama: 5 minuta pushim

Spiropali: Atëherë 5 minuta pushim.../ZËRI

Poll

MOS HUMB