Politikë

'O të morsha të ligat'/ Berisha mbërrin në SPAK, e presin me ovacione: O hero, Shqipëria të do!

Para se të futej brenda, edhe në SPAK, kryedemokrati e mbajti një fjalë të shkurtër.

k.m.
'O të morsha të ligat'/ Berisha mbërrin në SPAK, e
Sali Berisha

TIRANË- I shoqëruar nga truprojat dhe avokatët e tij, ish-kryeministri Sali Berisha ka mbërritur në SPAK, ku edhe do të merret në pyetje për herë të parë. Sapo mjeti i tij është parkuar para SPAK, simpatizantët dhe deputetët e tjerë të Partisë Demokratike e kanë pritur me ovacione. Madje një prej tyre, nuk i ka përmbajtur fjalët përballë kryedemokratit: O të morsha të ligat!

Kështu që para se të futej brenda, edhe në SPAK, kryedemokrati e mbajti një fjalë të shkurtër.

"Beteja me botën e krimit vazhdon. Opozita do të fitojë. Jam sot këtu për të përfaqësuar ju, përfaqësuar shqiptarët, përfaqësuar pluralizmin, Partinë Demokratike! Jam këtu për të denoncuar Edi Ramën dhe grupin e organizuar kriminal në këtë ndërtesë, që angazhohet në betejë kundër pluralizmit. Ne do fitojmë, fitore, fitore, fitore!,"-tha Berisha.

Sot, për herë të parë, Berisha do të merret në pyetje nga SPAK lidhur me çështjen e privatizimit të ish-kompleksit ‘Partizani’, si person nën hetim. Seanca ndaj tij është caktuar në orën 10:00, por nuk dihet sesa do të zgjasë marrja e tij në pyetje./ZËRI

Poll

MOS HUMB