Politikë

Në krye të partisë? Argita Malltezi: E refuzova më 2017, PD s’mund të jetë parti e trashëguar

Vajza e kryetarit të PD-së Sali Berishës, Argita Malltezi tha se ka refuzuar ofertën për të qenë kryetare e PD-së.

d.xh e.k
Në krye të partisë? Argita Malltezi: E refuzova më 2017, PD
Argita Malltezi

TIRANË – Argita Malltezi, vajza e kryetarit të PD-së Sali Berisha, tregoi këtë të hënë se në vitin 2017, ka marrë një ofertë për të qenë në krye të Partisë Demokratike.

Sipas saj, e ka refuzuar diçka të tillë, pasi shprehet se PD nuk mund të jetë një parti, ku trashëgohet posti i kryetarit. Deklaratën e bëri e ftuar në Syri Tv.

Argita Berisha: Më 2017, kam pasur kërkesë për të qenë në krye të Partisë Demokratike. Por, nuk kam dashur që të përflitem, që unë si vajza e Berishës, e trashëgova postin e kryetares së PD-së. Partia Demokratike do të fitohet me garë. Posti i kryetarit nuk do të trashëgohet, kjo nuk do të ndodhë.

Argita Malltezi është përfolur gjithnjë e më shumë javët e fundit se do marrë në dorë frerët e PD-së, në një kohë që babai i saj, Sali Berisha, ndodhet në masën e sigurisë "arrest shtëpie", nën akuzën e korrupsionit pasiv, për dosjen "Partizani"./ZËRI/

Poll

MOS HUMB