Politikë

Nuk do të ketë një vend të sigurt në listë! Zbulohet qarku ku do të kandidojë Rama për deputet

Rama mes një rrethi te ngushtë bashkëpunëtorësh ka shprehur dëshirën për të qenë i pari në listën e kandidatëve për deputetë në qytetin e Shkodrës

E.K
Nuk do të ketë një vend të sigurt në listë!
edi rama

DURRËS- Edi Rama iu dha sot një mesazh deputetëve me më shumë se një mandat në Partinë Socialiste, që nuk do të kenë një vend të sigurt në listën e deputetëve, e cila do të dominohet kryesisht nga të rinjtë. Duke marrë si shembull veten e tij, dhe më pas me radhë deputetët veteran në PS, Rama tha se ata do të jenë pjesë e listave të hapura, dhe për këtë do të duhet që të garojnë mes tyre.

Ndërkohë që sipas gazetarit Muhamet Veliu, Rama vetë ka shprehur dëshirën që të kandidojë në qarkun e Shkodrës, ‘fortesa’ e fundit që iu ra demokratëve në zgjedhjet lokale të vitit të kaluar. Në krye të fushatës në Shkodër, për socialistët do të qëndrojë Benet Beci, kryebashkiaku aktual. 

Rama tha në mbledhjen e sotme të Asamblesë se PS është e vetmja forcë që mund të çojë përpara zhvillimin e vendit, ndërsa ironizoi ekipin drejtues të Partisë Demokratike, që e quajti një grup humbësish. Sipas kryeministrit, në zgjedhjet e ardhshme parlamentare, PD nuk do të marrë më shumë se 25 mandate deputetësh./ZËRI 

Poll

MOS HUMB