Politikë

QARK PËR QARK- Si do të jenë përballjet mes PS dhe PD, Balluku dhe Bardhi shkelin në terrenin e ‘panjohur’ të Fierit

Me Sali Berishën e arrestuar, në krye të fushatës së PD-së në të gjithë vendin janë Flamur Noka dhe Edi Paloka

E.K
QARK PËR QARK- Si do të jenë përballjet mes PS dhe PD,
Bardhi dhe balluku

TIRANË- Tashmë nuk ka më dilema se kush do të jenë drejtuesit politik të PS-së dhe PD-së në 12 qarqet e vendit, ndërkohë që janë ndezur motorët për zgjedhjet e ardhshme parlamentare. Pas zyrtarizimit të emrave nga PD pak ditë më parë, sot ishte radha e kryesocialistit Edi Rama që të prezantonte ekipin e tij, që përballë sipas tij do të kenë një grup humbësish. Përpara se të prezantonte emrat e të vetëve, kryeministri Edi Rama ironizoi me listën e PD-së, duke thënë se duke e ditur se kë ka përballë, e ka bërë që të mos e marrë shumë me qejf betejën.

Qarku më i luftuar padyshim që do të jetë kryeqyteti, që prodhon dhe numrin më të madh të deputetëve, plot 36. Për këtë Edi Rama ka marrë të gjitha masat që të punohet në çdo qelizë të strukturave, dhe ka vënë 3 drejtues politik, që do të kenë përballë humbësin e zgjedhjeve lokale nga PD në vitin e kaluar Belind Këlliçi.

Erion Veliaj, kryeparlamentarja Elisa Spiropali, dhe ministrja e Arsimit Ogerta Manastirliu, do të kenë detyrën që të maksimalizojnë rezultatin për socialistët në Tiranë. Betejë interesante do të jenë ajo e qarkut të Fierit, ku numri dy në PD Gazment Bardhi, do të përballet me numrin 2 në qeveri, Belinda Balluku. Në qarkun që konsiderohet si hambari i votave për socialistët, dhe ku rrallë ndodhin surpriza, akuzat pritet të jenë të forta, pasi edhe për Ballukun do të jetë një terren i ri, duke zëvendësuar emra me peshë në elektoratin e PS-së si Taulant Balla apo më herët Gramoz Ruçi.

Një tjetër qark interesant është ai i Elbasanit, ndër më të luftuarit historikisht, ku shpesh prodhohen rezultate të ngushta, do të jenë përballë Ervin Salianji nga PD dhe Arbjan Mazniku nga socialistët. Në Durrës, demokratët konkurojnë me veteranin Oerd Bylykbashi, ndërsa socialistët ia besojnë kryebashkiakes Emirjana Sako.

Shkodra e ngjyrosur rozë në zgjedhjet lokale të fundit, do të drejtohet për socialistët nga Benet Beci, ndërsa nga PD është deleguar Luçiano Boçi, i cili ka qenë një prej emrave më të votuar në zgjedhjet e kaluara, për

Drejtimi i fushatës në të gjithë vendin- Edi Rama përballë Flamur Nokës dhe Edi Palokës

Tiranë- Erion Veliaj, Ogerta Manastirliu, Elisa Spiropali përballë Belind Këlliçit

Durrës- Emirjana Sako përballë Oerd Bylykbashit

Shkodër- Benet Beci përballë Luçiano Boçit

Lezhë- Ulsi Manja përballë Agron Gjekmarkajt

Kukës- Pandeli Majko përballë Flamur Hoxhës

Elbasan- Arbjan Mazniku përballë Ervin Salianjit

Fier- Belinda Balluku përballë Gazment Bardhit

Korçë- Niko Peleshi përballë Ivi Kasos

Gjirokastër- Mirela Kumbaro përballë Tritan Shehut

Berat- Ervin Demo përballë Eno Bozdos

Vlorë- Bledi Çuçi përballë Bujar Leskajt

Dibër- Blendi Gonxhe përballë Xhelal Mziut

Diaspora- Taulant Balla nuk e njeh ende kundërshtarin e tij nga PD

/ZËRI 

Poll

MOS HUMB