
TIRANË-Deputeti i Partisë Socialiste, Erion Braçe ka dalë sërish në mbrojtje të tokës së lumit Seman pranë fshatit Imshtë të Lushnjës. Përmbaruesi ka njoftuar se do të ekzekutojë vendimit nr 77 datë 3 korrik 2014 të Gjykatës së Apelit që bën për pronar toke Bilbil Xhindolen dhe ka kërkuar ndihmën e policisë për të qenë prezent atje për të ndihmuar në ekzekutimin e vendimit.
Banorët pretendojnë se ajo tokë ka qenë tokë e lumit. Edhe Braçe i ka dalë në krah banorëve duke ngritur zërin që kjo tokë të mos tjetërsohet pasi si tolë e lumit me ligj të shtetit dhe natyrës e patjetërsueshme dhe e parashkrueshme. Braçe hedh dyshime për procedurën si kjo tokë është shpronësuar.
“Po më thonë buqjit e Imshtës, që sot në orën 10:00 buzë lumit në tokën e shtetit do të ndodhë e njëjta histori. Ish pronari, që nuk figuron në asnjë dokument, një farë Xhindole, Xhindole, po i shkon deri në fund historisë për të shpronësuar shtetit, dhe për të marrë atë tokë që në fakt është tokë e lumit me ligj të shtetit e të natyrës, që do të thotë e patjetërsueshme dhe e paparashkrueshme. Që do të thotë e lumit dhe e shtetit sa të ketë jetë mbi të. Ore kush ju ka dalë për Zot që do shpronësoni shtetin e do pronësoni Bilbil Xhindolen? Një apel ka dhe për policinë e Lushnjes e cila është thirrur të jetë atje në orën 10:00 në ndihmë të përmbaruesve për të ekzekutur vendimin. Po i drejtohem drejtuesit të Policisë së Fierit dhe drejtuesit të Policisë së Lushnjes. Ku e gjeni kurajon të refuzoni ligjin në fuqi e të shpronësoni me dhunë shtetin? Kush ju ka dalë për zot që e shpërdoroni detyrën deri në këtë farë feje? Kush jeni ju që thoni ne se njohim ligjin por njohim përbarimin që është një krim kokë e këmbë kur kërkon të tjetersojë një pronë shteti të patjetërsueshme? Dakord, meqë po e kërkoni përballe do me keni!”-shprehet Braçe.

Deputeti më herët ka njoftuar se ka marrë edhe një kërcënim për të hequr dorë nga mbrojtja e tyre./ZËRI