Politikë

Nëse PD fiton, kush do të jetë kryeministër i vendit? Sali Berisha: Do të ketë referendum!

Berisha u shpreh se fton cilindo që dëshiron të sfidoj kryetarin e Partisë Demokratike në votën e qytetarëve.

F.I
Nëse PD fiton, kush do të jetë kryeministër i vendit? Sali
Sali Berisha

TIRANË-Në rast se PD-ja mund PS-në në zgjedhjet e ardhshme parlamentare, kreu i saj Sali Berisha thotë se fitorja do pasohet me një referendum. Sipas kryedemokratit, fitorja e zgjedhjeve nga opozita do të shoqërohet me një referendum, ku do të jetë vota e qytetarëve që do të zgjedhin dhe kryeministrin e ardhshëm. Berisha u shpreh se fton cilindo që dëshiron të sfidoj kryetarin e Partisë Demokratike në votën e qytetarëve.

“Unë e kam sqaruar dhe po e përsërisë: Fitorja e Partisë Demokratike dhe e koalicionit do të shoqërohet me një referendum për kryeministrin e ardhshëm. Pavarësisht se Sali Berisha është arkitekt i fitores, përsëri ai gjykon që të pyeten shqiptarët. Do të ftoj unë cilindo që dëshiron të sfidoj Sali Berishën në votën e qytetarëve për kryeministër. Kjo është një risi moderne për funksionimin e një opozite”, tha Berisha në Opinion kur u pyet se kush do të jetë kryeministër nëse fiton PD.

I pyetur për raportet që ka me Presidentin e Partisë së Lirisë, Ilir Metës, Berisha u përgjigje se raportet midis tyre janë shumë të mira. Berisha theksoj gjithashtu se do të ketë një bashkëpunim midis tyre për zgjedhjet e 2025.

“Me zotin Metën kam raporte shumë të mira. Bashkëpunimi në zgjedhje do të jetë i ngushtë, si midis një koalicioni që ecën drejt fitores”, tha Berisha.

 




 

Poll

MOS HUMB