Politikë

Në prani të Nikollës dhe Agaçit, betohen në presidencë 3 ministrat e rinj

Ervin Mete betohet për herë të dytë në pak muaj, pasi tashmë do të drejtojë vetëm financat, dhe jo ekonominë

E.K
Në prani të Nikollës dhe Agaçit, betohen në
3 ministrat e rinj

TIRANË- Janë betuar në ambientet e presidencës tre ministrat e qeverisë Rama, që dje morën dhe votat e deputetëve në Kuvend. Në prani dhe të kryetares së Kuvendit Lindita Nikolla, sekretarit të kryeministrisë Engjëll Agaçi, ministrat e rinj u betuan me dorën mbi Kushtetutë përpara presidentit Bajram Begaj.

Për Blendi Gonxhjan dhe Adea Pirdenin kjo është hera e parë që betohen si ministra, ndërsa Ervin Mete betohet për herë të dytë brenda pak muajsh, për shkak se tani e tutje ai do të jetë vetëm ministër i Financave.

Kështu Blendi Gonxhja do të drejtojë Ministrinë e Ekonomisë, Inovacionit dhe Kulturës, Adea Pirdeni Ministrinë për Administratën dhe Antikorrupsionin, ndërsa Ervin Mete Ministrinë e Financave.

Votimi i tyre gjatë ditës së djeshme në Kuvend u shoqërua me debate të shumta në seancë, e cila zgjati vetëm 13 minuta. Në rendin e ditës ishte parashikuar që të mbahej dhe një fjalim nga presidenti Bajram Begaj, i cili u pengua nga opozita, dhe u detyrua që të dilte për mediat nga ambientet e zyrës së tij./ZËRI 

Në prani të Nikollës dhe Agaçit, betohen nëNë prani të Nikollës dhe Agaçit, betohen nëNë prani të Nikollës dhe Agaçit, betohen nëNë prani të Nikollës dhe Agaçit, betohen nëNë prani të Nikollës dhe Agaçit, betohen nëNë prani të Nikollës dhe Agaçit, betohen në

Poll

MOS HUMB