Politikë

Në Galatsi flitet shqip, disa qytetarë protestë kundër Ramës: Lironi Belerin

Në protestë nuk kanë munguar thirrjet qeveri e krimit

E.K
Në Galatsi flitet shqip, disa qytetarë protestë kundër
protesta kunder Rames

GREQI- Në një kohë që në stadiumin Galatsi, këtë të dielë flitet shqip, vizita e Ramës është pritur me rezerva nga një pjesë e grekëve.  Rreth 20 qytetarë grek dhe shqiptarë kryesisht nga Himara kanë protestuar ndaj vizitës së kryeministrit Edi Rama në Athinë.

Organizatori i tyre është dega e Rithemelimit në Athinë, ndërsa bien me sy parullat 'Lironi Belerin'.

Sakaq, emigrantët shqiptarë janë mbledhur në stadiumin 'Galatsi' në Athinë, ku presin kryeministrin Edi Rama.

Shqiptarët shihen me flamuj në duar e në sfond ka këngë me motive patriotike.

Qeveria greke pavarësisht rezervave për mbajtjen e këtij takimi përpara zgjedhjeve europiane të 9 qershorit, ka marre masa për mbarëvajtjen e tij.

Pas Athinës Rama do të jetë në Milano, Londër dhe Duseldorf për t’u takuar me shqiptarët që jetojnë në Itali, Mbretërinë e Bashkuar dhe Gjermani. /ZËRI

Poll

MOS HUMB