Politikë

Në shoqërinë e Lindës, Edi Rama mbërrin në Greqi, publikon pamjet e stadiumit të tejmbushur: Po vij

Kryeministri u prit në aeroport nga ambasadorja shqiptare Luela Hajdaraga

E.K
Në shoqërinë e Lindës, Edi Rama mbërrin në Greqi,
Rama duke zbritur nga avioni

GREQI- Kryeministri Edi Rama, së bashku me bashkëshorten e tij Lindën, një pjesë e kabinetit qeveritar dhe disa kryebashkiakë socialistë kanë mbërritur në Greqi. Ata udhëtuan drejt Athinës me një prej avionëve të Air Albania, ndërsa paralelisht kanë dalë pamjet nga stadium Galatsi i tejmbushur me shqiptarë. Në këtë takim dominojnë flamujt kuqezi, ndërsa pjesëmarrja e shqiptarëve duket të jetë e konsiderueshme.

Pak pas orës 11:00 avioni që shoqëron kryeministrin Rama ka mbërritur në aeroportin e Athinës, ku forca të shumta policore po presin atë për ta shoqëruar në stadiumit Galatsi, ku do takohet me shqiptarët për të folur për vizionin e Shqipërisë 2030

Poll

MOS HUMB